LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet ku tregohet se si torturohen të burgosurit në Rusi

Publikohen pamjet ku tregohet se si torturohen të burgosurit në Rusi

Një organizatë jo-qeveritare që gjurmon abuzimet në sistemin e burgjeve të Rusisë ka publikuar një video që tregon se si abuzohen të burgosurit në vend.

Kjo video, shfaq torturat ndaj të burgosurve në një spital famëkeq burgu.

“Këto pamje janë tmerrësisht të pakëndshme për t’u parë, të cilat shkaktojnë stres dhe indinjatë. Është e rëndësishme t’i tregojmë botës thelbin e torturave që bëhet në sistemin e burgjeve të Rusisë dhe për t’i detyruar autoritetet që t’i japin fund metodave çnjerëzore”, thotë Vladimir Osechkin, themeluesi i grupit Gulagu, gjatë kësaj videoje në YouTube.


Videoja që përmban gjashtë klipe ndërmjet periudhës korrik 2015 – shtator 2020, shfaq oficerët duke i dëmtuar të burgosurit.

Gulagu pretendon se aktet e abuzimit në spitalin e burgut në qytetin e Vollgës të Saratovit u mbikëqyrën nga oficerë të lartë të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) dhe Shërbimit Federal të Burgjeve (FSIN), të cilët dyshohet se kishin koordinuar veprimet me zyrtarë të tjerë federalë.

OJQ-ja, videon ia ka dërguar Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit e Ndëshkimit Çnjerëzor dhe Poshtërues (CPT).

Osechkin themeloi organizatën e të drejtave të njeriut Gulagu për të monitoruar shkeljet e të drejtave të të burgosurve në të gjithë Rusinë. Ai u largua nga Rusia në vitin 2015 dhe aktualisht banon në Francë.

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori