LAJMI I FUNDIT:

Abrashi do t’i përkrahë zejtarët për t’i mbijetuar konkurrencës në treg

Abrashi do t’i përkrahë zejtarët për t’i mbijetuar konkurrencës në treg

E premtja ka qenë dita kur kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka prezantuar ofertën e tij për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe biznesit, ndërsa pasdite ai ka vizituar zejtarët, të cilëve u ka prezantuar platformën për përkrahje në katër vitet e ardhshme.

“Zona e vjetër e Prishtinës, përveç pamjes së re, do të ketë edhe përkrahje për biznese zejtare të cilat e begatojnë këtë pjesë të qytetit. Jam i vetëdijshëm që konkurrenca në treg e vështirëson punën e disa zejeve të vjetra, të cilat janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore, prandaj si kryetar i ardhshëm do të kujdesem që këto zeje të mbijetojnë në kushtet e ekonomisë së tregut, nëpërmes përkrahjes së komunës”, tha Abrashi.

Gjatë bashkëbisedimit me zejtarët dhe banorët e Prishtinës së Vjetër, Abrashi ka thënë se nga Fondi i Punësimit do të subvencionojë pagat e punëtorëve në sektorin e zejtarisë, për t’i inkurajuar të rinjtë që të merren me këtë veprimtari dhe të mos shuhen këto zeje.


Abrashi pranoi kërkesat e banorëve të zonës për investime në infrastrukturë nëntokësore, për ndriçim dhe trotuare të reja, për të cilat ai tha se do të gjejë zgjidhje.

Abrashi ka kaluar edhe skaj shkollës “Emin Duraku”, e cila është bërë objekt i mediave ditët e fundit. Kjo shkollë është rrënuar dhe rindërtuar shkolla e re brenda vitit 2012, kur Prishtina qeverisej nga LDK-ja.

Në trend

Më shumë
Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur

Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur

Magazina
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Magazina
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Evropa
Sergio Ramos po bëhet me ekip të ri – nuk mungon homazhi për Real Madridin

Sergio Ramos po bëhet me ekip të ri – nuk mungon homazhi për Real Madridin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori