LAJMI I FUNDIT:

Aborti tani është krim në këtë shtet të SHBA-së, ja sa dënohesh

Aborti tani është krim në këtë shtet të SHBA-së, ja sa dënohesh

Kryerja e abortit do të konsiderohet një krim në shtetin amerikan të Oklahomës.

Mjeku që do të kryejë një ndërhyrje të tillë rrezikon heqjen e licencës së profesionit si dhe një dënim me burg nga 2 deri në 3 vjet.

Ligji mbi abortin u miratua së fundmi nga Parlamenti i Oklahomës, i cili kriminalizoi fenomenin, mbi të cilin ka ende një debat në nivel global.


Ligji u aprovua me 32 vota pro dhe 12 kundër. Mësohet se aborti ishte legalizuar nga Gjykata Supreme që në vitin e largët 1973, transmeton syri.

Tashmë fjala e fundit i takon guvernatorit Mary Fallin. Ky i fundit do të ketë 5 ditë kohë, për të vendosur nëse duhet të firmosë apo jo ligjin.