Abetarja e unifikuar, e cila ka hyrë në përdorim këtë vit shkollor, po vlerësohet si shumë e përshtatshme për kurrikulen me të cilën punohet. Drejtues të institucioneve dhe njohës të arsimit po vlerësojnë se kjo duhet të jetë shembull edhe për tekstet e tjera shkollore.
Rezultate pozitive pas dy muajve që ka hyrë në përdorim po sjell abetarja e unifikuar. Kështu vlerësojnë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.
Mësuesja Albina Shala, e cila është mësimdhënëse e klasës se parë, tha për RTK-në se përmbajtja e abetares është shumë e përshtatshëm në punën e tyre të përditshme.
“Për mua si mësimdhënëse, Abetarja e unifikuar është shumë e kapshme për fëmijët dhe shumë e përshtatshme me kurrikulen me të cilën punojmë. Bëhet ndërlidhja e Abetares me Abetaren Fletore Punë dhe është shumë e përshtatshme për mësuesen dhe për fëmijët e kësaj moshe”, theksoi Albina Shala.
Se Abetarja e unifikuar sipas të dhënave nga terreni, po jep rezultate pozitive, e thotë edhe ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci.
Ajo tha se edhe forma e saj digjitale, po e lehtëson në masë të madhe punën e mësimdhënësve dhe prindërve.
“Deri më tani kemi pasur kryesisht reflektime pozitive. Abetarja është edhe në formë digjitale që lejon mundësinë për mësimdhënësit dhe prindërit t’i shfrytëzojnë edhe kopjet digjitale qoftë për të lehtësuar procesin mësimor për ore të caktuara, por qoftë edhe për ushtrime”, tha ministrja.
Njohës të arsimi vlerësojnë se kjo praktikë duhet të vazhdojë edhe për tekstet e tjera. Rinor Qehaja, nga Instituti “Edguard”, tha që kjo duhet të jetë shembull edhe për tekstet e tjera shkollore, pasi kemi një gjuhë standarde të përbashkët dhe një kurrikulë përafërsisht të ngjashme.
“Abetarja e përbashkët është pikënisja që duhet të bartet tutje edhe në tekste të tjera shkollore – kemi një gjuhë standarde të përbashkët dhe një kurrikulë përafërsisht të ngjashme. Dallimet minore ndërmjet dy shteteve lehtësisht mund të zgjidhen përmes grupeve të përbashkëta punuese në përcaktim të standardeve për vlerësim, të tjerat janë subjekt i konkurrencës së lirë ndërmjet autorëve dhe shtëpive botuese, e që, një treg më i gjerë nënkupton rritje të konkurrencës dhe për rrjedhojë edhe rritje të cilësisë së teksteve shkollore”, theksoi Qehaja.
Me 26 nëntor të vitit 2021, Shqipëria dhe Kosova kanë marrë vendim për bashkëpunim në fushën e arsimit, ku është nënshkruar marrëveshja për një abetare të re ndërmjet dy vendeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës