LAJMI I FUNDIT:

Abdullahu: Peja dhe Mitrovica – rajonet më të prekura nga përmbytjet

Abdullahu: Peja dhe Mitrovica – rajonet më të prekura nga përmbytjet

Rajoni i Pejës dhe ai i Mitrovicës kanë qenë më të rrezikuarat nga vërshimet. Kështu u shpreh zëvendësdrejtori i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shefki Abdullahu para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë, ku theksoi se kanë ngritur nivelin e gatishmërisë në gjitha qendrat emergjente. Ai kritikoi edhe kryetarët e komunave, të cilët një muaj më parë shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë, ai paraqiti raportin e vërshimeve.

“Situata më e rëndë e vërshimeve është paraqitur në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës. Nga këto vërshime u rrezikua më së shumti Istogu, Klina, Mitrovica, Skenderaj dhe komunat në veri të Kosovës, sikur e potencova Mitrovica, Zveçani dhe Zubin Potoku. Për komunat veriore, ato të gjitha funksionojnë në bazë të marrëveshjes së vitit 2013, njësitë e zjarrfikësve janë drejtpërdrejt të vetmit mekanizma janë tek ne, nuk janë në komuna”, tha Abdullahu.


Ai përmendi edhe regjione të tjera të cilat janë prekur nga vërshimet muajin e kaluar si dhe veprimet që janë ndërmarrë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

“Veprimet e marra nga Agjencia e Emergjencave, pas marrjes së raportit për motin nga Instituti Hidrometeorologjik, Agjencia e Menaxhimit Emergjent fillimisht ka bërë vlerësimin e situatës dhe ka marrë këto veprime: ngritja e nivelit të gatishmërisë emergjente të qendrave operative emergjente rajonale që i kemi për tërë territorin e Kosovës, pa marrë parasysh që ata e kanë dhënë rajonin se ku do të ketë më shumë, neve si agjenci ndërmarrim masa në gjithë territorin e Kosovës”.

“Në kuadër të këtyre qendrave janë angazhuar edhe zyrtarë të tjerë të AME-së dhe në bashkëpunim me drejtoritë komunale ka pasur për qëllim për grumbullimin e informacioneve të shpejta dhe të sakta nga terreni. Të gjitha njësitet e zjarrfikësve kanë ngritur nivelin e gatishmërisë”, deklaroi Abdullahu.

Po ashtu, theksoi se duhet të fuqizohet pushteti lokal që të përballen këto situata.

“Ne e kemi parë që herën e fundit, nuk po i apostrofoj me emra as kryetarët e as drejtorët përkatës, por deklarata e tyre që thonë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, jep shenjë që nuk i dinë procedurat, sepse gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti. Ata në vend se të thonë që të shpallet gjendje emergjente, thonë u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Aty duhet të ketë shkelje të procedurave, apo mos respektim të procedurave në rast se nuk respektohen procedurat rrezikshmëria më e lartë është që të ndodhin gjëra të padëshirueshme me fatalitet”, shtoi ai.

Në janar të këtij viti, disa komuna të vendit u ballafaquan me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga buka te kafja, çmimet

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Lajme
Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Lajme
Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Politikë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

Lajme
Durrësi turistik, fluks vizitorësh nga vendet nordike që zgjedhin qytetin bregdetar

Durrësi turistik, fluks vizitorësh nga vendet nordike që zgjedhin qytetin bregdetar

Lajme
Kalo në kategori