Analisti Lumir Abdixhiku ka shkruar në lidhje me debatin mes ish-ushtarëve të UÇK-së, duke thënë se ky është vetëm fillimi.
“Sa më shumë që afrohet Gjykata Speciale, aq më të ndyta e aq më të vrazhda kanë me qenë tregimet rreth vrasjeve, vrasësve e përplasjeve të brendshme; të para luftës, luftës e pas saj. Ky është veçse fillimi”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku më pas thotë se sekretet e ruajtura deri tash, eventualisht do të dalin në shesh.
“Kur ikin privilegjet, hapen letrat. Sekretet e brendshme të ruajtura për gjithë këto vjet do të dalin eventualisht në shesh. Mos qofshin veç siç po paralajmërojnë protagonistët vet, se mos vet. Gjithsesi, më mirë një e vërtetë e hidhur se sa një mashtrim i shenjtëruar”, përfundon Abdixhiku.