LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Referendumi i Serbisë përveç antikushtetues është në kundërshtim me parimet bazike të demokracisë

Abdixhiku: Referendumi i Serbisë përveç antikushtetues është në kundërshtim me parimet bazike të demokracisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës se tema që i ka sjellë sot në mbledhje nuk ka kuptim të trajtohet gjatë.

Ai madje tha se nuk ka nevoje për trajtim parlamentar.

“Tema në pakuptimin e vet që na është sjellur këtu nuk ka nevojë për trajtim të shumtë, madje nuk mendojmë se ka nevojë për trajtim parlamentar. Për ne, mbajtja e referendumit kushtetues të një shteti tjetër është e mbyllur para se të nis. Përveç jo-kushtetutese dhe jashtë normave aktuale e ligjore të vendit tonë. Është praktikë e paparaueshme ndërkombëtare dhe praktikë në kundërshtim me parimet bazike të demokracisë”, theksoi Abdixhiku.


Abdixhiku tha se nuk ka kuptim të mbahet seanca e jashtëzakonshme në lidhje me këtë temë.

“Këtë s’mund ta kuptoj sepse kryeministri ka obligim kushtetues që të zbatojë në plotni gjitha mekanizmat. Edhe sikur të kishte rezolutë që lejon referendumin është Kushtetua që ia ndalon zbatimin e një rekomandimi të tillë. A ka diçka shtesë që Kuvendi duhet të ofrojë si kryeministër që s’mund ta zbatosh rendin Kushtetutës. A të duhen mjete, shpallje të gjendjes se jashtëzakonshme. Çka të shton vlerë rezoluta. Nëse të shton rezoluta dramë, duhet ta kuptosh që prej dallim prej praktikave destruktive në këtë kuvend sa herë Kosova është përballur me Serbinë, LDK refuzon të shkaktojë përçarje”, u shpreh Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori