LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Presidenti po bën shkelje ligjore

Abdixhiku: Presidenti po bën shkelje ligjore

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-AKR dhe Alternativa, Lumir Abdixhiku ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me aktivitetet e presidentit Hashim Thaçi, i cili sipas tij me shtruarjen e darkave në vende të ndryshme bën shkelje ligjore.

Abdixhiku ka dal në një konferencë për media sot bashkë me kandidatin tjetër nga Alternativa, Ilir Deda.

Edhe Deda tha se përfshirja e presidentit në fushatë është shkelje kushtetuese,  e që sipas tij po mban anë.


“ Edhe involvimi i tij nuk do ta mundësojë  fitoren e PDK -AAK –Nisma”, tha Deda.

Deda dhe Abdixhiku këtë dukuri e kanë konsideruar panik tek koalicioni tjetër.