Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pasi kreu votimin për kryetar të komunës së Prishtinës, përveç zgjedhjeve lokale, ai foli edhe për zgjedhjet nacionale.

Abdixhiku tha se është i lumtur për nivelin demokratik që si shoqëri tregojmë në proceset zgjedhore.


Kryetari i LDK-së gjatë një deklarate për media u pyet edhe për zgjedhjet nacionale.

“Tani besoj nga dita e nesërme do të kthejmë fokusin tek zgjedhjet nacionale. Pritjet tashmë janë se në fund të dhjetorit do të kemi festën tjerë zgjedhore dhe vendimmarrjen demokratike në Republikën e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/