LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku në Prizren: Momentumi i LDK-së është i pamohueshëm

Abdixhiku në Prizren: Momentumi i LDK-së është i pamohueshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim parazgjedhor në Prizren.

Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “në Prizrenin e historisë, traditës dhe trashëgimisë – gjetëm brohoritjet e besimit të rikthyer qytetar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“Nga Prishtina në Ferizaj, nga Peja në Gjakovë, dhe në çdo qytet dhe fshat rreth Kosovës, dhe sonte këtu në Prizren – momentumi i LDK-së është i pamohueshëm! Është i padiskutueshëm! Sepse këto nuk janë tubime të zakonshme, por janë manifestimet e një lëvizjeje në rritje! Një lëvizje plot shpresë, krenari dhe vendosmëri, për ëndrrat dhe idealet e qytetarëve tanë të mrekullueshëm që duan dhe meritojnë jetë më të mirë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.


Ai ka thënë se “prapa dorështrëngimeve të shumta, buzëqeshjeve plot shpresë, dhe thirrjeve të njëzëshme, shkëlqen dëshira e zjarrtë për ndryshimin e madh që do ta sjellim bashkë. Sepse Prizreni nuk e pret ndryshimin të vijë – ai don ta udhëheqë atë!”.

“Prandaj, edhe në Prizren fola për të ardhmen që do ta ndërtojmë bashkë! Fola për projektet ambicioze në programin tonë vizionar ‘Rruga e Re’, i cili do ta transformojë jetën e secilit qytetar në Kosovë dhe të cilin do ta realizojmë me ekipin tonë të përbërë nga profesionistë të përkushtuar e të vendosur”, ka shkruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori