Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ripërsëritur qëndrimin e tij në lidhja me arrestimin e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, të cilin e ka quajtur teatër politik.
Ndërkaq, Abdixhiku tha se nuk e arsyeton sjelljen e Molliqajt ndaj policit, por se komunikimi i duhur mes policisë së atij nuk do të sillte një situatë të tillë.
“E kam quajtur edhe teatër politik. Sepse, për ta bërë të qartë zëshëm, besoj që sulmi ndaj policisë nuk ka epilog tjetër përveç përgjigjes para organeve të rendit. Por, mënyra si mund të përgjigjen para organeve të rendit njerëzit me post politik, besoj që mund të bëhet ndryshe”, tha Abdixhiku.
Ai tutje shtoi se nëse kjo bëhet para studiove televizive pa ftesë paraprake, beson se është teatër politik.
“Nuk besoj që komunikimi i duhur do të sillte një situatë të tillë. Por, nuk dua të arsyetoj fare dhunën e ushtruar ndaj policit, i cili njëtrajtësisht përballet me rritjen e çmimit të energjisë elektrike që është brenga e tij dhe secilit tjetër”, tha Abdixhiku në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit.
Ai theksoi se ka ngre zërin edhe për deputetët e LVV-së kur arrestoheshin ata.
“Unë kam ngre zërin edhe shumë vite më parë kur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ngriheshin zhag nëpër sheshet e Prishtinës. Mendoj që qasja ndaj njerëzve publik duhet të jetë pak më dinjetoze. Nuk kemi nevojë për teatër, por kemi nevojë për rregulla normale institucionale që besoj se njerëzit në fjalë duhet t’i përgjigjeshin. Duhet bërë dallim mes veprës dhe mënyrës si i trajtojmë këto vepra. Asnjë sulm nuk do të lejohet ndaj uniformave të shtetit, të tolerohet e trajtohet ndryshe”, theksoi Abdixhiku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit