Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shprehi shqetësimin në emër të grupit parlamentar të LDK që në këtë shekull Kosova të varet nga Lista Serbe.

"Mos bini në propagandë të SHIK, pasi asnjë deputet i LDK s’do ta votojë këtë qeveri", ka thënë ai.


Ai po ashtu tha se janë në pritje të mocionit të tyre.

"Ky është koalicioni i natës, dhe sa më tepër që afrohemi në kohën e votimit të qeverisë pazaret po rriten", tha tutje ai. /Telegrafi/