Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi i bën fajtorë kryesorë Hashim Thaçin e Kadri Veselin për kolapsin e krijuar në skenën politike në vend.
Sipas Abazit këta dy njerëz janë në gjendje të bëjnë çmos për ta mbajtur në duar pushtetin.
Teksa flet Kadri Veselin, thotë se tërheqja e tij edhe nga posti i Kryeministrit e tash edhe nga posti i kryeparlamentarit nuk është se po bëhet pa ndonjë arsye.
“Unë tërhiqem, por pushtetin e mbajmë ne”, kjo është logjika e Veselit, sipas Abazit.
“I gjithë shteti është peng i dy njerëzve të cilët e kanë dëshmuar që janë në gjendje të shkatërrojnë çdo gjë për të mbajtur veten në pushtet. Ky moment i krijuar tregon se Kadri Veseli nuk është tërhequr nga kandidati për Kryeministër pse ka dashur apo pse ka pasur vizion por e ka ditur mirë së bashku me të gjithë ata që mund edhe të mos shihen në skenën politike se do të humbasin zgjedhjet dhe rrjedhimisht edhe fuqinë e kontrollit ndaj institucioneve kryesore të shtetit”, tha Abazi për Gazetën Blic.
Ai më tej thotë se PDK është në gjendja ta dërgojë vendin në zgjedhje të reja nëse nuk arrin ta formojë Qeverinë.
“PDK do të jetë gjithmonë humbësi më i madh sepse gabimet e tyre janë më dimensione shumë të mëdha…” , u shprehë Abazi.
“Është e qartë që PDK po sillet me arrogancë dhe me nervozizëm të skajshëm dhe ata janë të interesuar që në rast se nuk kanë mundësi që të formojnë qeverinë ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja për të provuar fatin. Kjo gjithsesi është një rrugë dhe opsion por nuk do të duhej që të bëhet në këtë formë dhe siç edhe kam thënë kur e kanë rrëzuar Qeverinë Mustafa, PDK do të jetë gjithmonë humbësi më i madh sepse gabimet tyre janë me dimensione shumë të mëdha dhe të thella deri në vënien në pikëpyetje të shtetësisë së vendit”, ka thënë ai.
E sipas analistit politik, përveç Hashim Thaçit e Kadri Veselit fajtor për gjendjen e shtetit të Kosovës është edhe ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
“Enver Hasani duhet të shpallet fajtori kryesor dhe njeriu që punoi për të shkatërruar kushtetutshmërinë e Kosovës. Pasojat e vendimit të kontrabanduar nga ai me nënshkrime të falsifikuara po provojnë të jenë vendimet e dështimit të shtetit”, është shprehur ai.
Abazi tha se ndjehet keq për pozitën e nominuarit të PAN për kryeminsitër sepse ai në njëfarë mënyrë është në një pozicion të vështirë për shkak udhëheqjës së PDK-së.
“Mua më vjen keq për Z. Haradinaj dhe pozitën në të cilën gjendet ai tani. Ky është një pat pozicion për shtetin të cilin e ka krijuar një pjesë e PDK e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, ka përfunduar Abazi.
Në anën tjetër koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) nuk ka marrë pjesë në seancën e djeshme, në të cilën pritej të zgjidhej kryetari i Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, deputeti i LVV-së Adem Mikullovci, ndonëse kishte thirrur seancën në orën 10:00 u detyrua ta përfundonte atë disa minuta pasi kishte filluar. Ndryshe, Kadri Veseli dje është deklaruar se është i gatshëm ta lirojë vendin e tij prej kryeparlamentari me kusht që “Vetëvendosja” të zotohet publikisht se do ta votojë Qeverinë në krye me Ramush Haradinajn./GazetaBlic/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“U dëgjuan breshëri të të shtënave”, Bajrush Xhemajli dhe Kamber Buqolli dëshmojnë për maltretimet në burgun e Dubravës

Mickoski: Ekonomia po rikuperohet, do të kemi rritje të investimeve të huaja

As epopeja e UÇK-së nuk i bashkon veteranët dhe Qeverinë e Kosovës

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi