Aaron Ramsdale shënon një rekord të zi në Ligën Premier

Portieri i Southampton, Aaron Ramsdale, ka pësuar rënie nga Liga Premier për herë të tretë në karrierën e tij.
Pas ndeshjes së 31-të të sezonit 2024/25, fati i shenjtorëve u vulos, pa asnjë shpresë për të qëndruar në elitën e futbollit të Anglisë në sezonin e ardhshëm.
26-vjeçari iu bashkua Southampton verën e kaluar nga Arsenali për 28 milionë euro, duke nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare.
Kjo shënon rënie është e treta për Ramsdalen në karrierën e tij. Ai nuk mundi të mbante Bournemouth në 2019/20 dhe as Sheffield United në 2020/21 në elitë.
Këtë sezon, ai ka pësuar 56 gola në 25 paraqitje për Southampton në të gjitha garat, duke arritur të mbajë vetëm tre herë të pastër portën e tij. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































