AAK zbulon emrat e kandidatëve për kryetarë në 13 komuna

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor të këtij viti, ka zyrtarizuar 13 kandidatë për kryetarë komunash.
Sipas këtij subjekti politik, Këshilli Drejtues ka miratuar emrat e 14 kandidatëve, ndërsa në proces është miratimi edhe i kandidatëve të tjerë, transmeton Telegrafi.
Këta janë emrat e kandidatëve që do të garojnë për kryetar në 13 komuna të Kosovës:
Agron Kuçi, Junik Ardian Gjini, Gjakovë Ali Krasniqi, Obiliq Bali Muharremaj, Suharekë Bashkim Ramosaj, Deçan Bekë Berisha, Istog Besnik Tahiri, Podujevë Daut Haradinaj, Prishtinë Faton Jakupi, Kamenicë Mensut Ademi, Vushtrri Rrustem Berisha, Pejë Smajl Latifi, Rahovec Zenun Elezaj, Klinë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se do të garojë në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, përpos në Hanin e Elezit. /Telegrafi/




















































