Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thekson se menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së Ramush Haradinajt për President të Kosovës, në Beograd është ndje një sjellje ndryshe e liderit autoritar Aleksandar Vuçiq, i cili nisi ta shpreh parehatinë e tij me deklarata kundrejt Kosovës.
AAK thekson se parehatinë e shprehu edhe shteti rus.
“Arsyeja se përse shqetësohen kaq shumë serbët dhe rusët, është e kaluara e Haradinajt. Ai është një prej gjeneralëve më të shquar të UÇK-së, i cili me ushtarët e tij arriti të kryej shumë sulme të suksesshme kundrejt forcave serbe…
Fakti se prapa jetës së tij qëndrojnë shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fakti se ai vjen nga një familje patriotike, që ka dhënë njerëz e përpjekje të pandalura për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, e bëjnë atë të papërshtatshëm, të pakompromis e të pakorruptueshëm te çështjet kombëtare”, thuhet në njoftim.
Sipas AAK-së, sidomos kur dikush si Haradinaj flet për bashkimin kombëtar, kjo është një goditje për Serbinë dhe Rusinë, sepse kuptohet vetvetiu që qëllimi është serioz, sikurse që ishte lufta për çlirimin e Kosovës.
“Haradinaj doli në skenën politike si kandidat për President të Kosovës, duke thënë se prioritet i tij do të jetë siguria, një fushë që më së shumti Kosovës i cenohet nga Serbia.
Haradinaj, në deklaratat e tij potencon shpesh e më shpesh që synimet e tij si President do të jenë jenë anëtarësimi në NATO si prioriteti kryesor si dhe profesionalizimi i mëtejmë i Ushtrisë së Kosovës, që u bë gjatë mandatit të tij si Kryeministër”.
E nëse bota perëndimore nuk e pranon Kosovën në çerdhen e saj të sigurisë, për shkak të bllokadave nga Serbia e Rusia, atëherë – thotë ai – Kosova detyrohet të lëviz drejt krijimit të një Unioni të përbashkët me Shqipërinë.
“Nëse në vitin 2024 nuk vërtetohet se Kosova është anëtare e OKB-së dhe nuk është bërë përparim drejt pranimit në OKB – 25 vjet pas luftës, një çerek shekulli që ja kemi dhënë aleatëve tanë që ta finalizojnë statusin ndërkombëtar të Kosovës si anëtare në OKB, NATO dhe drejt integrimit në BE – atëherë t’ia lejojmë qytetarëve të vendosin në referendum për bashkim me Shqipërinë, por në Union”, thotë Haradinaj.
Ndaj këtyre deklaratave kishte reaguar menjëherë Presidenti Vuçiq, duke thënë se deklaratat e Haradinajt për Shqipëri të Madhe kërcënojnë rajonin dhe botën.
“Ne nuk duhet të tërhiqemi nga kërcënimet. Le të të thonë shqiptarët çfarë të duan, ne do t’i japim një përgjigje të mira dhe adekuate”, thotë Vuçiq, i viktimizuar para BE-së.
Sipas AAK-së, ndaj deklaratave të kandidatit për President Haradinaj, reagoi edhe Moska, nën emrin e ministrit të saj të Jashtëm, Sergej Lavrov.
“Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit”, shkruhej në reagimin e Ministrisë.
Por AAK, thotë se Haradinaj, gjithmonë i ka përgjigjet e duhura për politikanët serbo-rusë.
“Kur të bëhem president, me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën tuaj, ne do t’i themi lamtumirë Vuciqit. Pra, jepi Kosovë, mos e shtyni më, sepse nuk kemi kohë të presim, sepse ne tashmë kemi krijuar një ushtri dhe pavarësia e energjisë, ne po hapim rrugën për bashkim me Shqipërinë. Zgjedhjet, mos vononi, sepse ne po bëjmë punën tonë”, ishte një përgjigje e Haradinajt.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës