Kryetari i Kuvendit njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar se gjatë muajit janar do të iniciojë organizimin e një tryeze me liderët e partive për të diskutuar për temat e mëdha qe kanë mbetur për kohë të gjatë pa u zgjidhur si asociacioni dhe demarkacioni.
Por, kjo tryezë po shihet si vështire e realizueshme. Kjo për faktin se në opozitë thonë se nuk pranojnë të ulën në një tavolinë me pushtetarët për sa kohë që tentohet të riciklohet këto tema.
Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së thotë se koalicioni qeveritar nuk duhet të humbë energji për të bindur opozitarët se versioni aktual i demarkacionit duhet të votohet. Pasi ata janë të bindur se më këtë version, Kosova humbet territor.
“Ne nuk do të jemi prezent deri sa versioni aktual i demarkacionit është në diskutim dhe po ashtu asociacioni që është rrëzuar nga Kushtetuesja. Për neve janë të rrëzuara këto dy marrëveshje. Njërën e ka rrëzuar Kushtetuesja dhe tjetra nga ekspertët dhe qytetarët e Kosovës. Prandaj, nuk ka nevojë që ato tema të sillën përsëri në opinion”, ka thënë Ahmet Isufi për ‘Indeksonline’.
I pyetur nëse nga kjo tryezë do të mund të dilej me një marrëveshje për zgjedhjet e parakohshme, Isufi thotë se procesi zgjedhor do të duhej të mbahej vitin e kaluar në kohën kur pakënaqësia e qytetarëve ishte në kulm për shkak të dëmeve qe qeveria, sipas zyrtarit të lartë të AAK-së, i shkaktoi vendit.
“Ne po hyjmë në vitin 2017 dhe do të kemi një agjendë përpara të angazhimeve tona si parti politike. Por, konsiderojmë se edhe kryetari i kuvendit dhe ai i qeverisë duhet të interesohen t’i kthejnë prapa edhe asociacionin dhe demarkacionin dhe të bëjnë veprime në bazë të Kushtetutës dhe në bazë të interesave shtetërore të Kosovës, dhe jo t’i riciklojnë të njëjtat tema”, ka shtuar Isufi.
Ndryshe, Veseli në një intervistë të fundvitit kishte thënë se temat si asociacioni, demarkacioni, dhe dialogu me Serbinë nuk janë çështje që duhet të ndahen në pozitë dhe opozitë. Ai ka ftuar opozitarët qe të kenë rol aktiv në çështjen e dialogut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Rama: Nëse do isha kundër SPAK, ‘bufi i kënetës’ do vinte me një fishkëllimë timen për ta shkrirë

Të përfshirë në tendera, arrestohen disa punonjës të Universitetit Bujqësor me urdhër të SPAK

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania