Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar qytetin e Gjilanit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi, ku thuhet se sot i janë bashkuar AAK-së 244 anëtarë të rinj të profileve të ndryshme.


"Bashkë me strukturat e Degës së AAK-së në Gjilan mirëseardhje i uruan Kryetari i Degës dhe zv ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, Bajram Hasani ish ministër i Industrisë e Tregëtisë, si dhe lideri Ramush Haradinaj", thuhet në njoftim.

"Kosova është në finishin e përmbylljeve të vendimeve të mëdha  dhe dinamikës së punës së ndërprerë, prandaj fuqizimi i AAK-së dhe besimi ndaj liderit Haradinaj është i domosdoshëm për ti mbyllur mbarë këto procese".

Më tej thuhet se 'Kosova ka nevojë për lider të fuqishëm, besnik dhe njeri të guximshëm që di të mbrojë interesat qytetare dhe kufijtë e Republikës.' /Telegrafi/

67704676 1228043384041651 1704134038257664000 n

67644057 2622914114408124 7800183727962718208 n

67747902 2546414678974323 4170066576130703360 n