Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) beson se Qeveria Kurti nuk ka plane se si të udhëhiqet me vendin, përndryshe do të kishin pasur planin qeverisës brenda dy ditëve të ardhjes në pushtet.
Sipas kësaj partie, i gjithë spektri politik në vend duhet të ketë një kornizë të qartë për dialogun me Serbinë.
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, në një intervistë për KosovaPress thotë se nga ajo që është parë deri më tash del se qeveria Kurti nuk ka ide të qartë se çka duhet të bëjë kur është në pushtet.
Sipas tij, përkthimi i ideve qeverisëse në plan qeverisës është shumë i lehtë. Për këtë thotë se Vetëvendosje ka dhënë vetëm fraza dhe jo një program konkret me të cilin do të qeveriste.
“Në kushte normale, në demokraci normale plani qeverisës kryhet për dy ditë sepse partitë politike para se me ardhë në pushtet e kanë të qartë çka duan me bë… Por, nëse nuk ka ide qeverisëse atëherë me siguri edhe plani qeverisës merr shumë kohë dhe ka me qenë plan ‘ad-hoc’, çka t’i bien në mend’. Po duket që situatën e tillë e ka shkaktuar bindja në atë kohë, e drejtë e Vetëvendosjes se ka me i fitua zgjedhjet dhe mosmarrja fare e mundit për të ndërtuar program elektoral. Frazat nuk janë program, ‘hajnat në burg’, ‘shkoi ky, erdhi ai’, ‘rroga e vogël, fitimi i madh’, këto janë fraza sikurse ‘vdekje fashizmit, liri popullit’, frazat nuk bëjnë program. Në fakt unë kam dëshirë të paktën kjo qeveri me kaq shumë numra me i dhënë Kosovës diçka, mos me humbë koha. Çka po shoh deri tash nuk ka ndonjë program, nuk ka ndonjë ide të qartë se çka duhet të bëjë në pushtet”, tha ai.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Gjini thotë se duhet të krijohet një kornizë e qartë për atë se çka është e pranueshme dhe cili duhet të jetë modeli i negociatave me Serbinë.
Sipas tij, në dialog me Serbinë duhet të bashkohet i gjithë spektri politik.
“Nëse ka insistim ndërkombëtar duhet me e marrë seriozisht, por unë mendoj që duhet vet me e kuptu qeveria që duhet me i dhënë përgjigje Kosovës, a beson që është me rëndësi kjo punë apo nuk është fare me rëndësi… I gjithë spektri politik në Kosovë në fund të fundit ka me qenë pjesë e vendimmarrjes si rrjedhojë e negociatave me Serbinë, çfarë formati kanë me pas, i takon qeverisë me vendos, fundi i fundit barrën kryesore e kanë ata. Por, nuk mundet me pas vendimmarrje afatgjatë për Kosovën pa qenë i gjithë spektri politik aty, edhe Kushtetuta dhe numrat e lypin një gjë të tillë… Qeveria duhet me tregu çka beson, nëse nuk din me tregu çka beson për nder kemi me pas probleme gjithmonë”, thotë Gjini.
Ai adreson kritika edhe për menaxhimin me pandeminë që qeveria Kurti po bën, teksa shton se mbyllja 2 javore e gastronomisë është bërë vetëm sa për imazh.
“Është përafërsisht situata e njëjtë, por tek Qeveria aktuale e shoh një insistim të jashtëzakonshëm dhe një humbje të energjisë për të lënë përshtypje dhe jo për me e ndërtu substancën. Gjithçka bëhet për të lënë përshtypje. Në politikë punohet edhe për të lënë përshtypje, por nëse harrohet substanca atëherë ato përshtypje shuhen shumë shpejt”, thotë ai.
Gjini shprehet i bindur se AAK do të rritet në zgjedhjet lokale, duke udhëhequr me më shumë komuna se që ka udhëhequr më parë.
“Në zgjedhjet lokale qytetarët kanë me vendosë pak më qartë se çka duan, sepse shumica prej nesh prapë se prapë para zgjedhjeve u tregojmë se çka do të bëjmë dhe ata do të vendosin se kush çka synon të bëj, dhe normalisht shumica prej nesh e kemi një adut, mund të ju tregojmë që atë që e kemi thënë para 3 viteve e kemi bë, të paktën garantojmë se atë që flasim e bëjmë… sipas të gjitha gjasave, komunat të cilat do të rriten në taborin e Aleancës, përveç atyre që i kemi, jemi shumë afër me Istogun, me Podujevën, do të kemi rritje të jashtëzakonshme në Prishtinë, jemi shumë afër me Pejën… Do të punojmë shumë edhe në Obiliq, për shkak se e kemi pasur një bazë të jashtëzakonshme atje. Kështu që, numri i komunave me të cilat do të udhëheq Aleanca do të rritet, nuk do të zvogëlohet”, thotë ai. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova