Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një njoftimi për media ka thënë se ka dorëzuar në PZAP brenda afateve ligjore ankesën lidhur me shpalljen dhe shtrembërimin e rezultatit të votës qytetare në zgjedhjet për kryetar të Istogut nga ana e KQZ-së.
AAK në njoftim shkruan se kundërshton rezultatin zgjedhor të shpallur nga KQZ, dhe i ka bërë kërkesë PZAP-së, që të anuloj rezultatin e shpallur për shkak të shkeljeve të shumta të faktuara në Komunën e Istogut.
Lexoni të plotë njoftimin e PZAP-it:
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dorëzuar në PZAP, brenda afateve ligjore ankesën lidhur me shpalljen dhe shtrembërimin e rezultatit të votës qytetare në zgjedhjet për kryetar të Istogut nga ana e KQZ-së.
AAK, përmes ankesës kundërshton rezultatin zgjedhor të shpallur nga KQZ, dhe i ka bërë kërkesë PZAP-së, që të anuloj rezultatin e shpallur për shkak të shkeljeve të shumta të faktuara në Komunën e Istogut.
AAK, kërkon që komuna e Istogut të shkoj në rivotim dhe të të vihet në vend vullneti i qytetarëve të kësaj komune.
AAK, njofton publikun se ankesa bazohet në këto argumente:
Është bërë shkelje serioze e Kushtetutës, konkretisht nenit 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nen ky që garanton të drejtën e secilit qytetar të Kosovës për të ushtruar të drejtën e zgjedhjes dhe votimit.
Përmes largimit të mbi 100 votave të personave që kanë votuar me kusht, të cilët kanë plotësuar moshën 18 vjeç para ditës së zgjedhjeve, KQZ ka bërë shtrembërim të rezultateve dhe ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës.
Manipulimi,blerja e kundërligjshme e votave dhe presioni në zgjedhjet e fundit në Istog ka qenë përmasave të jashtëzakonshme.
Këtë e argumentojnë edhe arrestimet e zyrtarëve të LDK-së në ditën e zgjedhjeve si dhe deklarimet publike të personave të ndryshëm e në prani të strukturave të larta të LDK-së, që kanë shpenzuar edhe deri në 50.000 franga për shitblerje të votave, si dhe ushtrimi i presionit tek votuesit nga zyrtarët komunal që kanë qenë vëzhgues të zgjedhjeve. Zyrtar nga zyra e prokurimit të Komunës së Istogut kanë qen vëzhgues të një partie të caktuar politike, e ligji në fuqi nuk e lejon që zyrtarët komunal të jenë aktiv në një parti politike e sidomos që në një në proces zgjedhor të përdoren për të ushtruar presion nda votuesve.
Votimi me asistencë, e cila është përdorur si metodë për vërtetimin e blerjes së votave, e kjo ka ndodh edhe me persona të rinj në moshë që nuk kanë pasur fare nevojë për asistencë, këtë e vërteton edhe raporti I Rrjetit të Organizatave ‘Demokracia në Veprim’ e cila thotë se deri në 20% kanë të votuesve kanë votuar me asistencë.
AAK, beson në veprim serioz dhe të drejtë në respektim të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës dhe vendosjen e vullnetit të qytetarëve në vend. Për AAK-në, Kushtetuta dhe ligji janë mbi të gjitha dhe askush nuk e ka ‘tapi’ mbajtjen e pushtetit përmes të gjitha llojeve të manipulimeve. AAK, nuk do të lejoj shkeljen e Ligjeve dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga asnjë shkelës apo bandë politike për asnjë lloj qëllimi.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Istogut ruajtjen e qetësisë dhe shumë shpejt do të vihet në vend vullneti i tyre për kryetarin e Komunës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania