Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kërkon që me urgjencë të bëhet rishikimi i buxhetit qendror. Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në emër të partisë inicuese të interpelancës për ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Sipas Tahirit, me Qeverinë Kurti, ekonomia e Kosovës ka rënien më të ulët në historinë e vendit dhe se trendet e vitit 2023 tregojnë për gjendje edhe më të keqe.
“Duke iniciuar iniciativën tonë për fillimin e menjëhershëm të procedurës për rishikimin e buxhetit 2023 për shkak të dy shqetësimeve që i ka vendi në rrafshin qeverisës atë të dështimit të plotë të investimeve kapitale dhe njëkohësisht të ngritjes së koeficientit nga 105 në 129 euro. Ekonomia e Kosovës siç po shihet dhe dihet ka rënien më të ulët në historinë e vetë, ajo në vitin 2021 ka pasur ngritje vetëm 3 për qind përderisa trendet e vitit 2023 janë edhe më të këqija këto janë vlerësime nga FMN dhe Banka Botërore dhe me dinamikën që e kemi këtë vit mund të pritet që vendi dhe ekonomia të bie në një kolapsin dhe dështim të plotë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se menaxhimi i fondeve publike për dy vjet e gjysmë nga Qeveria Kurti është i dobët, jo profesional, partiak e politik.
“Menaxhimi i fondeve publike në këto dy vite e gjysmë të Qeverisë Kurti ishte i dobët jo profesional partiak e politik e mbi të gjithë i dëmshëm për vendin. Në vitin 2021 nga Fondi i Investimeve Kapitale të përcaktuara me buxhet në shumë prej 622 milionë euro janë realizuar vetëm 419 milionë euro pra nën shpenzimi ka 203 milionë euro për vitin 2021, ndërsa për vitin 2022 shuma ka qenë 704 milionë euro e janë realizuar vetëm 419 milionë euro, pra nën-shpenzimi për vitin 2022 ka qenë 285 milionë euro. Për dy vite qeverisjes, Kosova dhe kjo qeveri nuk ka arritur t’i shpenzoj gjysmë miliardë euro, pra 500 milionë euro nuk janë shpenzuar. Për më keq nëse e shohim inflacionin konsiderohet se këto dështime kanë ndodhur dhe fondet publike janë dëmtuar dhe zhvlerësimi i tyre është në 200 milionë euro”, ka thënë ai.
Deputeti i AAK-së, ka theksuar se me ligjin për paga i cili është dështim total ka krijuar pakënaqësi te të gjitha kategoritë.
Ai kërkoi që me urgjencë të bëhet rishikimi i buxhetit.
“Qeveria Kurti në këtë mandat për dy vite e gjysmë nuk ka arritur as t’i plotësoj vendet e reja të punës që i ka 700 mijë e 225 vende vakante të parapara me ligjin e buxhetit të buxhetuar i ka në administratë shtetërore çka po pret a po e pret me kaluar ligji për zyrtarët publik dhe me i punësua politikisht cila është arsyeja që qeveria nuk i përmbush këto vende vakante. Për AAK katrahura që është krijuar nga ligji i pagave i cili është dështim total i cili nuk ka prek as në esencë edhe tek ato kategori që kanë pas rritje janë të pakënaqur tregon kulturën, menaxhimin, qasjen që ka kjo qeveri. Ne kërkojmë që rishikimi i buxhetit duhet të ndodh me urgjencë për eliminimin e disproporcioneve dhe mangësive që në theks të veçantë e kanë tek koeficienti. Në fondin e pagave duhet të ketë një rritje prej 23 për qind që nënkupton nga 745 milionë e 916 milionë euro, pra 170 milionë euro gjithsej”, ka përfunduar Tahiri. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë