LAJMI I FUNDIT:

AAK fillon hartimin e Programit Zgjedhor: Paga minimale 450 euro

AAK fillon hartimin e Programit Zgjedhor: Paga minimale 450 euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka filluar takimet me grupe punuese për hartimin e programit zgjedhor.

Sipas njoftimit, sot është diskutuar për Ekonominë dhe Sigurinë Sociale.

“Sot grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028, diskutoi programin për Ekonominë dhe Sigurinë Sociale dhe miratoi këto qëndrime programore, disa prej të cilave”.


1. Paga minimale 450 euro;

2. Paga mesatare në sektorin publik mbi 1000 euro;

3. Vlera nën pagën minimale nuk tatimohet;

4. Revitalizim i plotë i kapacitetve energjetike;

5. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore;

6. Granti i katërt për Komuna, miratimi i Ligjit për Financat Lokale;

7. Burimet njerëzore – Subvencionimi i pagave të sektorëve deficitar;

8. Orari fleksibil në punë në sektorin publik;

9. Domain i veçantë i Kosovës – Pavarësia digjitale;

10. Zhvillimi i industrisë së Turizmit, duke përfshirë agroturizmin dhe turizmin shëndetësor;

11. Kosova nyje logjistike në Ballkanin Perëndimor;

12. Krijimi i klimës së sigurisë për investimet e huaja;

13. Dyfishim i buxhetit brenda mandatit qeverisës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

AAK ka thënë se në ditët në vijim do të identifikohen prioritetet në fusha tjera.

“Në ditët në vijim do të identifikohen prioritetet programore të Aleancës në sektorë të ndryshëm, siç janë: Shëndetësia, Arsimi, Siguria, Bujqësia, Diaspora”, përfundon komunikata.

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori