Banka Botërore ka financuar Projektin për Zhvillimin Institucional në Arsim me qëllim që të forcohet organizimi dhe financimi i sistemit arsimor në shkolla.
Sipas Projektit secila shkollë është përgjegjëse për përgatitjen e planit buxhetor për vitin fiskal në vijim. Plani buxhetor përmban vendimet e shkollës për shumën e planifikuar të shpenzimeve për kategoritë ekonomike.
Këshilli i shkollës, Drejtori Komunal i Arsimit si dhe Asambleja Komunale duhet ta aprovojnë planin buxhetor për vitin e ardhshëm deri në fund të vitit. Sipas Projektit shkollat marrin alokime në intervale kohore mujore dhe tremujore si dhe me miratimin e këshillit të shkollës mund të lëvizin fondet nga një vijë buxhetore në tjetrën, shkollat duhet të dorëzojnë raporte këshillit të shkollës si dhe DKA.
Sipas DORACAKUT për buxhet dhe financa në shkolla përgatitjen dhe miratimin e planit për buxhetin e shkollave për vitin e ardhshëm financiar do të duhej ta përgatis drejtori i shkollës.
Plani i buxhetit duhet ti plotësoj disa kushte si që janë: shpenzimet e planifikuara nuk mund të tejkalojnë ndarjen buxhetore sipas DKA: do të duhej të kalkulohet numri i orëve mësimore sipas plan programit; si dhe numri i nxënësve në klasë.
Doracaku parasheh edhe përfshirjen e Këshillit të Shkollës në procesin e planifikimit të buxhetit ku këshilli i shkollës duhet të luaj rol aktiv në përcaktimin e planit të buxhetit.
Projekt plani i buxhetit i përgatitur nga drejtori i shkollës do të duhej të prezantohet para këshillit të shkollës e më pastaj përmes DKA të bartet për miratim tek Kryetari i Komunës si dhe në Asamble Komunale.
Kryesuesi i këshillit të shkollës së bashku me drejtorin e shkollës nënshkruajnë planin e buxhetit si dhe janë të obliguar të përgatisin planin e shpenzimeve ku shpenzimet do të duhej të janë shumë realiste si dhe gjithëherë duke respektuar rregullat, qarkoret buxhetore si dhe udhëzimet tjera të buxhetit dhe thesarit.
Në bazë të projektit të Bankës Botërore për financimin e sistemit arsimor si dhe ligjeve të aplikueshme në Kosovë (Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2012) përfitues direkt janë drejtorët e shkollave , këshillat e shkollave si dhe të gjithë nxënësit.
Krahas përparësive që ofron decentralizimi fiskal në shkolla njëkohësisht barten edhe përgjegjësit tek drejtori i shkollës, Këshilli i shkollës , personeli arsimor si dhe ai jo mësimor.
Se a ka gatishmëri nga shkollat që t’i pranojnë këto përgjegjësi konsideroj se po sepse stafi i shkollave është trajnuar nga ekspert të cilët janë njohës të mire të këtyre proceseve.(Trajnime të ngjashme duhet vazhduar edhe me këshillat e shkollave si dhe me stafin tjetër).
Ndërsa po vërehet se nga nivelet komunale ( Departamentet Komunale të Arsimit) nuk ka gatishmëri të barten këto përgjegjësi në nivel të shkollave me arsyetim se shkollat nuk janë të përgatitura për këtë proces.
Për këtë çështje aspak të mos brengosen drejtorët komunal të arsimit sepse për këtë proces ka mekanizëm për tu audituar:
E para, organizatat buxhetore në kuadër të tyre kanë njësinë e auditimit të brendshëm, e dyta, nga Asambleja Komunale është ngrit Komiteti për Arsim i cili do të duhej monitoruar edhe shpenzimin e buxhetit të shkollave, e treta, ekziston Auditimi i Jashtëm që në periudha kohore auditohen organizatat buxhetore dhe pjesë e auditimeve janë edhe shkollat.
Andaj, kur kemi parasysh këtë proces si dhe mekanizmin e ndërtuar në bazë të legjislacionit parësor si dhe rregullave, qarkoreve si dhe udhëzimeve administrative të nxjerra nga Ministrit e linjave nuk ka vend për dyshime në këtë proces.
Gjithashtu Departamentet Komunale të Arsimit duhet ta kanë të qartë se këto rregulla janë përgatit nga Ministria e Financave si
dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Projektin Institucional të Zhvillimit të Arsimit i financuar nga Banka Botërore.
(Autori është ekspert për Qeverisje Lokale)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës