LAJMI I FUNDIT:

A mund ta nxisin lindjen marrëdhëniet seksuale?

A mund ta nxisin lindjen marrëdhëniet seksuale?

Mund të keni dëgjuar se te shumë gra shtatzëna dhimbjet e lindjes kanë filluar pas marrëdhënieve seksuale. A mund të jetë e vërtetë një gjë e tillë?

Dr. Memli Morina, mr. sci
Gjinekolog – obstetër
Tel. 045 725 725

Secila grua shtatzënë gjatë vizitave mjekësore e kupton se kur është data e përafërt e lindjes. Poashtu, dihet se lindja quhet në termin pas javës së 37. Për këto arsye disa shtatzëna nuk kanë durim dhe provojnë mënyra të ndryshme të inicimit të procesit të lindjes.

Kjo ndodh shpesh nëse kalon termini i lindjes për disa ditë.


Shpesh shtatzënat e bëjnë pyetjen “pasi që lindja është në termin dhe bebja tashmë është e pjekur, përse u dashka të presim kontraksionet e lindjes, përse të mos bëjmë diçka që lindja të fillojë sa më parë”.

Shumë shtatzëna pak ditë para lindjes përpiqen të jenë sa më aktive, ecin shumë, pastrojnë shtëpinë ose kalojnë shumë orë nëpër dyqane me mendimin se kontraksionet do të nisin më shpejt. I njëjti mendim është edhe për marrëdhëniet seksuale.

Në fakt, marrëdhëniet seksuale nuk janë aspak të rrezikshme gjatë gjithë shtatzënisë. Marrëdhëniet seksuale kundërindikohen në rastet me placenta previa dhe në rastet kur pëlcasin membranat amniale (pra kur rrjedh ujori).

Nëse shtatzëna nuk ka ndonjë problem, nuk ka arsye që të shmangë marrëdhëniet seksuale, ndonëse shumë gra kanë frikë se mos ndoshta gjatë marrëdhënieve seksuale bebja mund të lëndohet në ndonjë mënyrë.

Gjatë marrëdhënieve seksuale mund të prodhohet oksitocina që është hormon i cili nxit tkurrjet e mitrës. Poashtu, sperma mund ta zbusë qafën e mitrës dhe ta lehtësojë dilatimin.

Këto efekte janë shumë të vogla, prandaj nuk duhet të keni frikë se nëse keni marrëdhënie seksuale mund ta provokoni ndonjë problem. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Influencerja ndan metodën ideale për aplikimin e 'blushit'

Influencerja ndan metodën ideale për aplikimin e 'blushit'

Femra
Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

Në çift
Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Fëmija juaj
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Femra
Kalo në kategori