LAJMI I FUNDIT:

A lidhet mënyra e saktë e të ushqyerit me rritjen e flokut?

A lidhet mënyra e saktë e të ushqyerit me rritjen e flokut?

Mënyra e ekuilibruar e të ushqyerit luan një rol të rëndësishëm në pamjen dhe zhvillimin e flokëve.

Rënia e flokut përbën një nga problemet më të shpeshta të epokës moderne. Mesatarisht koka përmban rreth 200.000 fije flokësh. Çdo ditë bien 80-100 flokë, çka është një sasi normale. Ekzistojnë mjaft faktorë që ndikojnë në rënien dhe rrallimin e shpejtë të flokëve, por më i rëndësishmi prej tyre është mënyra jo e saktë e të ushqyerit. Kjo sjell si pasojë dobësimin e flokut, i cili nuk merr substancat ushqyese për të cilat ka nevojë. Disa faktorë të tjerë ndikues janë edhe trashëgimia, mosha, stresi dhe ankthi.

Humbja e menjëhershme në peshë është një faktor tjetër që ndikon në dobësimin dhe rënien e flokëve. Ushqimi i pakët dhe i varfër ndalon thithjen e vitaminave dhe substancave ushqyese nga floku. Floku i dobët tregon mungesë të hekurit, e cila mund të jetë shkaktuar nga dieta ekspres ose edhe prej menstruacioneve të vështira.


Rënia e flokëve është një problem që shqetëson mjaft femra. Kërkime shkencore kanë treguar se 72% të femrave me probleme të rënies së flokëve, vuajnë nga mungesa e hekurit. Për këto raste këshillojmë konsumimin e ushqimeve të pasura në hekur, si p,sh perime të gjelbra, mish të kuq, mëlçi dhe thjerrëza. Kujdes të madh i duhet kushtuar edhe konsumimit të kafes dhe çajit menjëherë pas drekës ose darkës, sepse ngadalësojnë thithjen e hekurit nga organizmi.

Një substancë e nevojshme për flokët është edhe zinku, i cili merr pjesë në sintezën e proteinave që nevojiten për rritjen dhe zhvillimin e flokut. Ushqimet më të pasura në zink janë kërpudhat dhe prodhimet e detit.

Le të mos harrojmë gjithashtu që floku përbëhet nga uji në masë 25%. Për këtë arsye duhet pasur parasysh që hidratimi i saktë i organizmit ndihmon rritjen e mirë të tyre. Pra, nëse ndjekim një mënyrë të saktë të të ushqyerit, të pasur me fruta, perime, mish, peshk dhe qumësht, mund të sigurojmë flokë të shëndetshëm. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Në çift
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori