A jeni edhe ju ndër ato që i veshin gabimisht sutjenat? (video)
Mirëpo, ato janë “armë” e mirë kundër gravitacionit, andaj ndonjëherë është mirë të dihet se çfarë sutjenash duhet blerë dhe si duhet veshur, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet tregojnë që diç më pak se dy të tretat e femrave gabimisht veshin këtë pjesë të rrobave, gjë që u kushtojnë me më pak komoditet, funksionalitet dhe i bën që sutjenat të qëndrojnë më pak.
Këto janë gabimet dhe këshillat më të shpeshta:
- Mbërthejini sutjenat nën shpatulla, jo tepër lart siç bëjnë shumica e femrave.
- Rregulloni rripat ashtu që në mes tyre të mund të kalojë gishti, tepër shkurt do të presin lëkurën, e kjo gjë do të duket shumë keq.
- Përkuluni dhe verifikoni në mos sisët ju dalin nga sutjenat, sepse kjo gjë nuk bën t’ju ndodhë.
- Verifikoni me gisht nën sisë a janë shtrënguar mirë sutjenat, nuk është mirë të jenë tepër çlirët.
- Lakoni gishtat e njërës dorë dhe futni brenda sutjenave nën sqetulla, siç e shihni në video. Do t’ju rrijnë më mirë.
Shikojeni këtë video: /Telegrafi/






























