Njerëzit mund të eksitohen seksualisht nga veprime apo ndodhi të zakonshme, por njëkohësisht edhe të çuditshme. Ka fetishizma që lidhen me ushqimin, këmbët, pelushin ose diçka tjetër. Në fund të fundit, nëse dikush eksitohet teksa dëgjon një zhurmë uji që rrjedh, qoftë shi apo dush, cilët jemi ne që ta gjykojmë?!
Një studim i shoqatës së psikologëve amerikanë ka arritur në përfundimin se pjesa më e madhe e atyre që kanë një fetishizëm seksual vuan, pa e ditur, edhe një problem mendor, transmeton Telegrafi. Por kohët e fundit, sidomos pas botimit të trilogjisë që çmendi botën, "50 hijet e Greit" duket se fetishizmi seksual duhet të ndahet nga kolona e atyre që psikologët i konsiderojnë Sëmundje.
Nuk ka asgjë të keqe në mënyrën se si dikush kërkon të ndezë marrëdhënien e tij seksuale, por nëse ky fetishizëm ndikon rrënjësisht jetën e atij që e ka, atëherë duhet t’u drejtohemi specialistëve.
Çfarë është fetishizmi dhe si nis ai!
Fetishizmi është një fiksim seksual. Takat e larta, të brendshmet apo një pjesë jointime e trupit, janë disa prej këtyre fiksimeve, të cilat për fetishistin duhet të preken apo të nuhaten në mënyrë që ai të eksitohet. Edhe pse janë ende të paqarta arsyet që të çojnë drejt fetishizmit, ai gjendet në pjesën më të madhe tek meshkujt dhe nis të zhvillohet ose të kuptohet nga personi pas disa përvojave seksuale. Sigurisht, shumë meshkuj, por edhe femra, mund të eksitohen nga pjesë të ndryshme të trupit apo të brendshme, por jo çdokush i ka ato mjetin kryesor të joshjes seksuale. Ky është ndryshimi mes tërheqjes dhe fetishizmit. Për sa kohë një fetishist, përtej fiksimit, është i ndërgjegjshëm për të krijuar një marrëdhënie seksuale, atëherë nuk ka asnjë arsye pse ky mjet joshjeje të mos përfshihet në rutinën e çiftit.
10 FETISHIZMAT MË TË NJOHUR
Në dukje jo të zakonshme, por tek disa prej tyre mund të zbuloni edhe veten.
Barku
Si meshkujt, dhe femrat, e pohojnë se një bark i sheshtë ngjall joshje. Por ja që ka të tjerë që eksitohen nga një bark i rrumbullakët me disa kilogram më shumë, madje prekja e tij i sjell kënaqësi të mëdha seksuale.
“Piercing”
Ja që kjo modë, e cila është përqafuar më tepër nga të rinjtë, njihet pak si fetishizëm, por kushdo që eksitohet nga piercing-u në gjuhë, bark apo kudo tjetër, është pjesë e kësaj kategorie.
Lëkura, lateksi
Meshkujt duket se e adhurojnë këtë lloj cope. Mbase jo ndjesinë që mund të japë veshja e një materiali prej lëkure, por fiksimin që ndikohet fort nga pornografia e si rrjedhojë eksitimin e mundshëm e pamjes prej "rrugaçeje" të një femre.
Dominimi, nënshtrimi
Për habi, studimet kanë vërtetuar se janë femrat ato që dominojnë dhe meshkujt ata që nënshtrohen në lojërat e tilla seksuale.
Këmbët dhe duart
Meshkujve me këtë fiksim iu pëlqen të puthin, thithin, kafshojnë apo lëpijnë këmbët. Shumë prej tyre nuk arrijnë të eksitohen nëse këmbët e femrës nuk iu duken tërheqëse. Nga ana tjetër, tek femrat ka një tjetër fiksim që ka të bëjë me duart e partnerit. Atyre iu pëlqen të puthin ose thithin gishtat e duarve.
Thonjtë, buzëkuqi
Këta fetishistë eksitohen kur partneret i gërvishtin lehtësisht në kurriz me thonj, ndërsa të tjerë joshen teksa puthen nga një femër, e cila mban një buzë kuq të ndezur.
Gërshetat
Flokët nuk janë ndonjë surprizë e veçantë, pasi kush më pak a më shumë, tek meshkujt, flokët e një femre kanë qenë përjetësisht eksituese për ta. Nga ana tjetër ka femra të cilat joshen nga meshkujt tullacë, madje atyre iu pëlqen t’i fërkoj në atyre kokën si një shenjë eksitimi.
Uji
Besojeni ose jo, por shumë variante që kanë të bëjnë me ujin, janë eksituese si për femrat, edhe për meshkujt. Shumë femra preferojnë të bëjnë seks teksa dëgjojnë një zhurmë uji që rrjedh, qoftë shi apo dush.
Urinimi
Nuk është aspak e këndshme ta dëgjosh apo edhe ta lexosh, por është e përhapur mes fetishistëve. Meshkujve me një fiksim të tillë u pëlqen që një femër ta kryejë këtë nevojë fiziologjike mbi ta, si një formë eksitimi.
Ekzibicioni
Fetishistëve iu pëlqen të shikojnë pornografi apo edhe një çift tjetër duke kryer marrëdhënie, në mënyrë që të eksitohen. Këtë fiksim e kanë një shifër tejet e ulët femrash në botë. Ai vihet re më shumë tek meshkujt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë