Nëse ju pëlqen ideja e darkës mes valëve dhe të shikoni peshqit që notojnë ndërsa ju shijoni kuzhinën më të mirë, atëherë restoranti Under është vendi që duhet ta vendosni në listën tuaj për ta vizituar

I vendosur në Lindesnes, në skajin më jugor të Norvegjisë, ky restorant është i pari i këtij lloji në Evropë: pjesërisht i zhytur, i dizajnuar për të ngjallur respekt ndaj natyrës dhe për të nxitur një përvojë më të thellë gastronomike.


Arkitekturën e restorantit Under e ka krijuar studioja norvegjeze Snøhetta, e njohur për projektet që fshijnë kufijtë midis ambientit dhe funksionales.

Objekti është i thjeshtë: një bllok betoni i gjatë rreth tridhjetë metra, që zgjatet pesë metra nën sipërfaqen e detit. Pjesa e jashtme e restorantit nuk është zbukuruar, është lënë qëllimisht të “mbulohet” me alga dhe guaska, në mënyrë që gradualisht të përfshihet në mjedisin detar.

Brendësia, nga ana tjetër, është më e butë dhe më e ngrohtë: dysheme druri, tekstile, ndriçim i kontrolluar. Elementi më mbresëlënës është dritarja e madhe njëmbëdhjetë metra e gjatë, përmes së cilës mund të vëzhgoni jetën nënujore, transmeton Telegrafi.

Kuzhina që kremton shijet lokale

Restoranti Under nuk është vetëm një vend për të parë; ushqimi është, sigurisht, po aq i rëndësishëm. Shefi Nicolai Ellitsgaard përdor përbërës ekskluzivisht nga mjedisi lokal: peshq, molusqe, alga dhe bimë.

Menyja ndjek sezonalitetin dhe klimën, dhe çdo pjatë është një mënyrë për ta përjetuar peizazhin – jo vetëm ta shihni, por edhe ta shijoni.

Restoranti, që në vitin e parë të punës, fitoi një yll Michelin, megjithatë për një vend si ky, ajo shenjë duket si një shtesë, e rëndësishme, por jo arsyeja kryesore pse vini këtu.

Çfarë e bën atë edhe më të veçantë?

Ajo që e bën Under edhe më të veçantë është që rolin e restorantit e kombinon me atë shkencor. Biologët e përdorin hapësirën për të vëzhguar jetën detare, ndryshimet sezonale dhe sjelljen e peshqve.

Restoranti funksionon gjithashtu si një stacion kërkimor, që do të thotë se fokusi nuk është vetëm në përjetimin estetik, por edhe në faktin që vetë ai vend kontribuon në kuptimin e natyrës dhe ndjenjën e lidhjes me mjedisin.

@norwegianglobetrotters Take a look at the worlds biggest underwater restaurant, located in Lindesnes Norway.. It also holds Guinness world record for fastest achieved Michelin star (50 days). #under #underlindesnes #underwater #@The MICHELIN Guide #michelin #lindesnes #explore #travel #adventure #food #norway @EleFun @Lindesnes Fyr #lindesnesfyr ♬ original sound - NorwegianGlobetrotters

Çmimet

Menyja e mbrëmjes, që përbëhet nga 10 deri në 12 pjata, kushton midis 210 dhe 230 euro për person, në varësi të ditës dhe sezonit. Gjatë fundjavave dhe në muajt e verës, nga qershori në shtator, çmimi ngjitet në rreth 250 euro për person. Ata që zgjedhin një drekë më të shkurtër, me 5 deri në 6 pjata, do të paguajnë midis 135 dhe 145 euro, ndërsa adhuruesit e verërave, për kombinimin me ushqimet, do të shtojnë 150 deri në 200 euro, sipas zgjedhjes.

Në total, një darkë me verë në këtë restorant spektakolar nënujore mund të arrijë 400 deri në 450 euro për person.

Restoranti Under vetë nuk ofron akomodim, por në afërsi ka disa hotele boutique dhe shtëpi pushimi që bashkëpunojnë me restorantin.

- YouTube

/Telegrafi/