9 milionë herë është përdorur shërbimi ''Termini im'' për një vit

Gjithësejt 9 milionë herë është përdorur shërbimi ''Termini im'' në Maqedoni gjatë vitit 2016, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Këtë shërbim e kanë përdorur gjithësejtë 1.665.000 pacientë të cilët kanë të mbuluar sigurim shëndetësor në Maqedoni.
Nga kjo kuptohet se qytetarët që e kanë përdorur këtë shërbim kanë shkuar së paku 4 herë në kontrolle spitalore duke përdorur ''Termini im'' për tu kontrolluar tek mjeku. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































