Trepça 89’ dhe skuadra prizrenase Liria janë ekipet e Superligës të cilat pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara deri më tani kanë treguar sulmin më të mirë.

Të dyja skuadrat kanë shënuar nga 13 gola. Ekipi nga Mitrovica Trepça 89’ e cila kryeson tabelën e Superligës ka statistika dukshëm më të mira krahasua me skuadrat tjera.


Klubi i trajnerit i Arsim Thaçit, ende nuk e ka shijuar humbjen dhe në këtë edicion ka arritur të fitojë pesë ndeshje, derisa Liria ka shënuar 13 gola por që ka pranuar 14, gjë që dëshmon se mbrojtja e skuadrës ‘bardhezi’ lë shumë për dëshiruar.

Javën e tetë janë po këto dy skuadra Trepça 89’ dhe Liria të cilat do të përballen me njëra tjetrën të enjten nga ora 14 :00. 

telegrafi sport app