LAJMI I FUNDIT:

89 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit

89 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Pas takimit, në konferencën për gazetarë ka folur doktoresha Ajhane Sefiu, drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, doktor. Ukshin Ismaili, drejtor klinik në Spitalin e Përgjithshëm dhe doktori. Arbenita Hajdari, drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Në këtë konferencë, u bë e ditur se aktualisht 89 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, njoftojnë nga Komuna e Gjilanit.


Ndërkohë, u bë ditur se ekipet e shëndetësisë primare kanë bërë dje 50 vizita në shtëpi të pacientëve të infektuar me COVID-19.

Në emër të Komitetit, ata kanë bërë apelin tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat si e vetmja mënyrë e parandalimit të infeksionit e që janë bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjiena personale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 15282 mostra, 4221 kanë rezultuar pozitivë, 3775 janë shëruar, 115 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 331 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 89 persona dhe 244 mostra janë në pritje për rezultat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori