LAJMI I FUNDIT:

Me 75 vota pro dhe 40 kundër, Kuvendi i Shqipërisë miraton buxhetin për vitin 2025

Me 75 vota pro dhe 40 kundër, Kuvendi i Shqipërisë miraton buxhetin për vitin 2025

Pas një seance maratonë që ka zgjatur për 2 ditë me radhë, Kuvendi ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2025.

Me 75 vota pra, 40 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i dha kështu dritën jeshile “Buxhetit 2025”.

Seanca maratonë është shoqëruar me debate të shumta mes mazhorancës dhe opozitës pasi kjo e fundit e ka konsideruar mashtrues kreun e qeverisë që deklaroi se buxheti i vitit 2025 ishte trefish më i madh se në vitin 2013.


Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: Të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 3300 Euro, sot janë 10 300, pra trefish. I gjithë fondi në dispozicion të shtetit ishte 3.2 miliard Euro. Në buxhetin 2025 është 8.2 miliard Euro, pra trefish gati. Asnjëherë askush tjetër nuk e ka rritur buxhetin e shtetit në njësinë e kohës më shumë se sa gjysma e kësaj rritje dhe kjo për tu treguar zemërgjerë sepse përgjithësisht ka qenë shumë më pak.

Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD: Ky është një buxhet për oligarket, klientët e qeverisë dhe për të pasurit, por jo për njerëzit, ata që mezi ja dalin në muaj. Për 12 vite secili prej jush e ka parë se sa vjen dhe po blen më pak, ka më pak për të ndarë për familjen.

Bardhi tha se në 12 vite të qeverisjes socialiste pensionet janë gati 8% më të ulëta ndërsa bonusi i fundivitit po përdoret për zgjedhjet parlamentare. Sipas tij Rama ka parashikuar zero Lekë në buxhet për rritjen e pensioneve. Ndërkohë, kryefinancieri Malaj tha se fondet që parashikohen për Mbrojtjen Sociale në buxhetin e vitit 2025, përfshijnë një skemë të gjerë përfitimi.

Gjatë zhvillimit të seancës së sotme plenare, opozita ka mbajtur protestë paqësore rreth 2 orë para Parlamentit dhe nëpërmjet fjalimeve të tyre, kanë kundërshtuar miratimin e buxhetit të vitit 2025. /Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori