LAJMI I FUNDIT:

55-vjeçari shpëtoi pa iu këputur këmbët kur u bllokua në ashensor – videoja tregon të gjithë incidentin

55-vjeçari shpëtoi pa iu këputur këmbët kur u bllokua në ashensor – videoja tregon të gjithë incidentin

Pamjet nga kamerat e sigurisë kapën momentin kur një burrë mbeti me këmbët e tij të bllokuara dhe të varura në ajër pasi ngeci në dyert e një ashensori me defekt.

Incidenti, në të cilin 55-vjeçari shpëtoi për pak nga këputja e këmbëve, ndodhi në George Twon të Malajzisë, natën mes 17 dhe 18 qershorit, transmeton Telegrafi.

Videoja brenda ashensorit tregon se si ndodhi fatkeqësia, derisa imazhet në anën tjetër tregojnë pozicionin e ngushtë dhe të dhimbshëm ku ishte bllokuar ai.


Pamjet tregojnë momentin kur hapen dyert e ashensorit, dhe ende pa u futur mirë brenda, lifti fillon të ngjitet lart, duke ia bllokuar këmbët jashtë.

Ai kapet në befasi dhe aty pengohet.

Pasi ra në dyshemenë e ashensorit, këmbët e tij mbeten të varura jashtë derës së hapur të ashensorit, derisa trupi i tij është brenda.

Ashensori për fat ndalon papritur, ndoshta për shkak të një funksioni sigurie kur dyert nuk mbylleshin siç duhet.

Megjithatë, këmbët e burrit mbetën të varura mbi gjirin në mur në atë që dukej të ishte një pozicion shumë i dhimbshëm.

Autoritetet u thirrën në vendngjarje për ta liruar burrin e bllokuar.

Më në fund ai u lirua nga ashensori dhe u dërgua në spital për trajtim për këmbët e tij me sa duket të gjakosura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori