LAJMI I FUNDIT:

50% e Kryesisë do të jenë njerëz të ri, Taravari tregon se çfarë funksioni do të ketë Sela në ASH

50% e Kryesisë do të jenë njerëz të ri, Taravari tregon se çfarë funksioni do të ketë Sela në ASH

Pasi i zgjodh si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se gati 50 për qind e kryesisë në parti do të jenë njerëz të ri. Taravari tha se partia pritet të ketë 5 nënkryetar.

“Gati se 50 për qind të kryesisë do të jenë njerëz të ri, tash do të kemi edhe kabinetin e kryetarit, gjithashtu do të jetë një organ këshilldhënës i kryetarit të partisë, në kryesi planifikoj tash për tash të shkoj me 5 nënkryetar, një sekretar gjeneral dhe një sekretar organizativ dhe për numrin e anëtarëve të Kryesisë Qendrore ende nuk e kemi debatuar, këtë debat mendoj se do ta hapim në Kuvendin Qendror ku do të vendosim së bashku”, theksoi Taravari.

I pari i ASh-së tha se e kanë adaptuar statusin e partisë për funksionalitet më të mirë, ndërsa njoftoi se ish kryetari i partisë, Ziadin Sela do të mbetet në ekzekutiv të partisë si kryetar i Kuvendit Qendror.


“Nuk kemi pasur kryetar të Kuvendit Qendror deri tash, tash e kemi vendosur, ideja është që…e kemi biseduar me kryetarin e partisë, me Ziadinin, që besoj që…unë dua ta propozoj në Kuvendin Qendror, besoj që Ziadini do të jetë kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët”, tha Taravari./tv21.tv

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori