Organizuar nga Frigo Deluxe, Panairi Horeca si panairi më i madh në Kosovë me sipërfaqe prej 9000m² vie me risi të shumta për të gjithë profesionistët, pronarët, menaxherat dhe kuzhinierat e restoranteve.Nga 100 kompanitë pjesëmarrëse, 50 brendet botërore dhe 60 kuzhinierët ndërkombëtarë dhe vendorë, më datë 26-28 Prill 2024, të gjithë pjesëmarrësit në panair do të kenë mundësinë të takojnë, mësojnë dhe krijojnë një përvojë të paharrueshme që do t‘ju shërbejë gjatë në industrinë e tyre.Ky panair bashkon markat globale dhe kuzhinierët e njohur për të ndarë idetë dhe për të festuar artin e mikpritjes, duke shfaqur produktet e tyre inovative dhe aftësitë e kuzhinës. Më poshtë mund të njoftoheni me disa prej tyre:

Brendi “Baron Proffesional Choice” përfaqësohet nga Shefi Francesco Sansone, Menaxheri i Shërbimit Anis Djekboub, dhe Menaxheri i Shitjeve në Zonë Aleksandar Raunig

Me teknologjitë e fundit, Baron ofron zgjidhje praktike dhe super funksionale për cdo kuzhinier. Baron është zgjedhja e atyre që kanë nevojë për kapacitet dhe fuqi maksimale. Me detaje që ofrojnë jo vetëm funksionalitet dhe estetikë maksimale, por marrin parasysh edhe nevojat praktike dhe ergonomike të kuzhinierëve. Përveç kësaj, të gjitha pajisjet janë të certifikuara në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke përfshirë CE, GAR, AGA dhe të tjera.


436402923 122114454572260261 4507891374159409669 n

436402766 122114454566260261 1038779801953634995 n

437569965 122114454626260261 1844904809845098817 n

Brendi “Bambas Frost” përfaqësohet nga John Vamvas

Bambas Frost, prodhon një shumëllojshmëri të gjerë të pajisjeve me cilësi të lartë për restorante, hotele, furra buke, pastiçeri dhe për të gjitha llojet e kuzhinave profesionale duke përdorur njohuritë e larta, përvojën, lëndët e para të shkëlqyera dhe specifikimet ekologjike. Një gamë e gjerë frigoriferësh me cilësi të lartë, produkte të ndërtuara për të përmbushur çdo nevojë profesionale të kuzhinës.

437575335 122117045072260261 5743594608233509428 n

Brendi “Unox Ovens” përfaqësohet nga Shefi Ivicia Valenta, Shefi Luka Zobavnik dhe Shefi Antonio Kalac 

Ndër vite UNOX është një ndër brendet më të mira në industrinë e furrave industriale, ku si kompani operon globalisht për të sjellë përvoja të veçanta të kuzhinës në tryezën tuaj. Me pajisjet më inovative dhe me teknologjinë e fundit, ata ofrojnë zgjidhje që përshtaten me nevojat dhe kërkesat e çdo kuzhinieri.

421082516 122114452694260261 8312916010838690235 n

436393010 122114452706260261 3301109265912346769 n

424850835 122114452700260261 3652672267334159558 n

Brendi “Iceteam 1927” përfaqësohet nga Menaxherja e Zonës së Eksportit Brunella Gaudiano dhe “Cattabriga” nga Kuzhinieri i pastiçerisë Simone Porcelli 

Iceteam1927 - Cattabriga, është gjiganti i industrisë se gjelaterisë, që nga viti 1927. Cattabriga, ka përfaqësuar cilësinë më të lartë në gjelateri dhe inovacionet me hapa të mëdhenj teknologjikë në këtë industri. Që nga dita e parë, Iceteam1927 ka zhvilluar Cattabriga-n duke ruajtur markën si një nënshkrim i teknologjisë së saj të lartë dhe gamës premium të pajisjeve.

437534678 122115024650260261 741037755233944286 n

437660874 122115024656260261 2015342266105558700 n

Brendi “Lainox Ali” përfaqësohet nga Shefi Uesli Prekaj 

Me cilësinë, fleksibilitetin dhe shpejtësinë më të lartë për shërbimin tuaj, Lainox është zgjidhje perfekte për ta integruar në kuzhinën tuaj. Falë funksioneve unike të përfshira në Naboo, cilësia është gjithmonë e garantuar. Neo24hours ofron po ashtu fleksibilitet maksimal nga -40°C në +85°C si dhe shpejtësi maksimale me Oracle.

437122969 122116119998260261 3300885937169962513 n

Brendi “OnFire” përfaqësohet nga Shefi Dario Cias

OnFire është një stacion gatimi në natyrë që mund të përdoret në pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër. Temperatura e saj unike e skarës ndryshon në bazë të afërsisë së zjarrit, duke lejuar gatimin e njëkohshëm të llojeve të ndryshme ushqimore. Me aksesorë si skarë katrore, skarë wok, hell dhe furrë picash, OnFire mund të gatuajë ushqime të ndryshme duke përdorur teknika si pjekja e nxehtë, pjekja në skarë, tymosje  dhe ringrohje direkte dhe indirekte e ushqimit.

437540357 122116422266260261 1623915518073743335 n

Brendi “Kastel” përfaqësohet nga Daniel Tonolo 

Kastel, shquhet si një lider në mesin e prodhuesve të pajisjeve industriale për prodhimin e akullit. AI është një pikë referimi për shumë profesionistë të fushës që kërkojnë performancë optimale, qëndrueshmëri, thjeshtësi përdorimi dhe fleksibilitet.

438161113 122116802096260261 1748761020466787456 nMë datat 26-28 Prill vizitoni PanairinHorecadhe përgatituni të krijoni kujtime dhe përvoja të paharrueshme!