5 orët më të mira ushtarake dhe taktike për vitin 2017 (Foto)

Përderisa të gjithëve na pëlqejnë orët klasike, është mirë të konsideroni ta shtoni në koleksionin tuaj edhe një orë ushtarake falë pamjes fantastike, karakteristikave dhe qëndrueshmërisë fantastike që ka.
Ushtria duhet respektuar për misionin dhe rolin që ka për mbrojtjen e popullit, por gardëroba ushtarake gjithmonë ka ndikuar në trendet e shoqërisë me shekuj të tërë, transmeton Telegrafi.
Praktike, atletike dhe të qëndrueshme, orët ushtarake dhe taktike janë të ndërtuara asisoj që të mbijetojnë edhe në kushtet më të vështira.
Më poshtë e keni një listë me orët më të mira ushtarake dhe taktike për vitin 2017:
Suunto X-Lander Ora ushtarake Suunto X-Lander posedon një altimetër të saktë, barometër të kompletuar dhe kompas preciz elektronik. Kjo orë ka një mbështjellës alumini me xham mineral, e gjithashtu edhe një mbështjellës të fortë metalik. Dizajni është klasik dhe i thjesht, gjë që e bën të përsosur për personat të cilët janë në kërkim të një ore të sigurt dhe minimale.
Bateria e cila lehtë zëvendësohet, datat e shumëfishta dhe funksionet e alarmit, si dhe treguesi i motit janë bonuse tjera për ata të cilët kërkojnë karakteristika interesante në orën e tyre.
Rripi prej gome është i qëndrueshëm dhe i përsosur, prandaj nuk keni pse të frikësoheni as në kushte të vështira atmosferike.
Nëse jeni fans i brendit G-shock, atëherë keni parasysh se kompania e përshkruan këtë orë si tejet të qëndrueshme.
Ky model i reziston edhe ujit deri në 50 metra.





















































