Më 5 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Higjienës së Duarve, Spitali i Përgjithshëm në Pejë iu bashkua fushatës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për promovimin e larjes së duarve si një akt i thjeshtë, por thelbësor për mbrojtjen e jetës.

Me moton “Pastërtia shpëton jetë”, spitali thekson rëndësinë e larjes së duarve në mënyrë të rregullt dhe të duhur, si një masë kyçe për të parandaluar infeksionet spitalore dhe për të garantuar sigurinë e pacientëve dhe stafit mjekësor.


Përmes mesazheve sensibilizuese dhe thirrjes për veprim, spitali fton të gjithë profesionistët shëndetësorë, pacientët dhe vizitorët që të jenë pjesë aktive e krijimit të një ambienti më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë./Telegrafi/