LAJMI I FUNDIT:

44 kompani të Maqedonisë kanë lidhur marrëveshje afariste me partnerët e huaj

44 kompani të Maqedonisë kanë lidhur marrëveshje afariste me partnerët e huaj

44 kompani të Maqedonisë kanë lidhur marrëveshje afariste me partnerët e huaj në periudhën 2015-2016 përmes Rrjetit evropian për mundësi biznesi (EEN), ndërsa 182 firma nga vendet e huaja kanë kërkuar bashkëpunim me kompani të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Tv Art, kjo është vetëm një pjesë e bilancit të EEN, e cila përveç internacionalizimit, ofron edhe transfer të teknologjive dhe risi. Periudha e viteve 2015­2016 është e rrumbullakosur dhe tashmë ka filluar periudha e ardhshme, për vitet 2017­2018.

Siç është theksuar sot në konferencën për shtyp në Odën ekonomike, shërbimet e EEN-së janë falas. Më së tepërmi, pothuajse 94 për qind, i shfrytëzojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), kryesisht nga sektori IT dhe tregtia.


Lidhur me risinë, për vitet 2015­2016, janë lidhur 22 marrëveshje teknologjike për partneritet, janë prodhuar 30 profile teknologjike dhe janë realizuar mbi 113 shkëmbime të informacioneve.

Rrjeti evropian për mundësi biznesi funksionon nga viti 2008. Sot numëron 600 organizata nga Evropa, por edhe nga SHBA-ja, Rusia, Kina, Japonia, Kili, Argjentina… Bashkon mbi 3.000 profesionistë në 60 vende, të cilët në çdo kohë, 24 orë janë në dispozicion për sigurimin e të dhënave të sakta, precize.

Në Maqedoni EEN punon si konsorcium nacional në kuadër të Rrjetit evropian të sipërmarrësve. Lider projektues është Rektorati i Universitetit “Shën Kirili e Metodi”, ndërsa partnerë janë Oda ekonomike dhe Fondacioni MIR./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori