Shqiptarët përbëjnë diasporën e tretë më të madhe në botë, me rreth 30 për qind të të të lindurve në vend, që tani jetojnë jashtë kufijve të saj, sipas të dhënave të publikuara nga Forbes, teksa një situatë e tensionuar mes Shqipërisë, Evropës dhe Britanisë së Madhe vazhdon të ziejë për shkak të rritjes së flukseve të azilit.
Kështu e nis artikullin Euroactiv, teksa vijon se në renditjen e Forbes, Shqipëria është e treta me rreth 1.2 milionë emigrantë. Shifra e vendos vendin mbi Sirinë, Moldavinë dhe Armeninë.
Dy vendet që e kalojnë Shqipërinë ishin Bosnja dhe Hercegovina me 34 për qind të qytetarëve që tani jetojnë jashtë dhe Guajana me 36.4 për qind.
Migrimi përbën një rrezik të madh për Shqipërinë, ku mbi gjysma e popullsisë së saj dëshiron ose planifikon të largohet, shkruan Euroactiv. Përveç kësaj, eksodi masiv i të rinjve dhe të arsimuarve ka rezultuar në mangësi të konsiderueshme në sektorin e punës, si hoteleria, turizmi, prodhimi dhe bujqësia.
Përveç kësaj, vijon artikulli, ka shqetësime se shumë njerëz nuk do të paguajnë sigurimet shoqërore, duke rezultuar në një deficit në të ardhmen e afërt dhe probleme me pagesën e pensioneve, mirëqenies dhe mbulimin e kostove të kujdesit shëndetësor dhe arsimit.
Të paktën 12,000 shqiptarë, kryesisht të rinj, kanë udhëtuar në Britani deri më tani këtë vit, duke shkaktuar zemërim në qeverinë dhe mediat e djathta britanike që i etiketuan ata “kriminelë”.
Të rinjtë shqiptarë udhëtojnë nga Franca drejt Britanisë me gomone të pasigurta nga bandat e krimit, të cilët reklamojnë biznesin e tyre në rrjetin social Tik Tok. Tarifa është rreth 3000 paund, por kjo varet nga madhësia e varkës dhe koha e udhëtimit, thuhet në artikull.
Shumë azilkërkues të dëshpëruar e marrin borxh këtë shumë parash dhe më pas luftojnë për ta shlyer atë përmes bizneseve të paligjshme- thuhet më tej.
Sapo arrijnë në brigjet e Britanisë, shumë prej tyre aplikojnë për azil. Gjatë vitit të kaluar, mbi 50% janë miratuar në shkallë të parë, ndërsa edhe gjysma e atyre që ankimuan refuzimet në fund u pranuan.
Ndërsa Shqipëria nuk është në luftë dhe konsiderohet një ‘vend i sigurt’, ajo është e rrënuar nga një mori çështjesh. Është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe lufton me korrupsionin, problemet me sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit, krimin e organizuar dhe infrastrukturën- shkruan Euroactiv.
Vendi ka shkallë të ulët të krimit në përgjithësi, por ata që janë viktima shpesh e kanë të vështirë të gjejnë drejtësi dhe përfundojnë duke menduar se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të largohen.
Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër retorikës së urrejtjes së shqiptuar ndaj shqiptarëve në diskursin publik britanik. Ai akuzoi qeverinë britanike se po i sulmon shqiptarët “sepse ajo ka kaluar në një rrugë qorre me politikën e saj të re që rezulton nga Brexit”.
“Fakti që nuk kërkohej falje tregon se ishte një sulm i llogaritur,” tha Rama ai të martën.
Rama tha se liberalizimi i vizave do të ndihmonte në uljen e numrit të njerëzve që vijnë ilegalisht, por politika e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar është “plotësisht e kundërta”.
Ndërkohë, qeveria britanike ka nënshkruar një marrëveshje me Francën për të goditur ata që përpiqen të kalojnë Kanalin.
“Është në interesin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj franceze që të punojnë së bashku për të zgjidhur këtë problem kompleks,” tha Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman në një deklaratë pas takimit me homologun e saj francez Gérald Darman në Paris.
Marrëveshja do të bëjë që Britania e Madhe t’i paguajë Francës më shumë se 72 milionë euro gjatë 12 muajve të ardhshëm në këmbim të rritjes së patrullave bregdetare nga Franca me 40 për qind dhe vendosjes së oficerëve shtesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova