Gjykata Penale në Shkup ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Publike për caktimin e paraburgimit 30 ditor për të riun 17 vjeçar, me kombësi shqiptare nga Shkupi, që tentoi të vriste babain e tij.

Merret vesh se i riu është me probleme psiqike dhe ka marrë terapi të vazhdueshme.


I njëjti ka ushtruar dhunë më herët edhe ndaj nënës dhe motrës së tij.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditë së shtunës në një shtëpi familjare në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” – Shkup, ku i mituri, duke ushtruar dhunë, me qëllim ka tentuar t’i marrë jetën babait të tij. Ai i është afruar nga pas ndërsa viktima ndodhej në dhomën e gjumit dhe e ka goditur me thikë duke i shkaktuar 10 plagë me thikë.