28-vjetori i Sydney Sweeney, por Lauren Sánchez i vodhi gjithë vëmendjen me dekolte

Një natë luksi, mode dhe surprizash, u shndërrua në ngjarje mondane, ku partnerja e Jeff Bezos u bë kryefjala e festës me një paraqitje të guximshme
Aktorja amerikane Sydney Sweeney festoi 28-vjetorin e lindjes në një stil që vetëm ajo di, duke mbledhur rreth vetes yje të botës së showbizit dhe duke ndezur rrjetet sociale. Edhe pse ditën e lindjes e kaloi në një udhëtim me shoqet, ajo vendosi që më vonë të organizojë një super festë për miqtë e saj të famshëm.
Veshja që kujtoi Britney Spears
Sydney u shfaq me një fustan të shkëlqyeshëm me dekolte të thellë, një model që dikur, në vitin 2008, e kishte veshur edhe Britney Spears. Në përshkrimin e fotove nga festa, aktorja shkroi me humor: “Welcome to planet Syd”
Kjo paraqitje vjen në një periudhë kur emri i saj është shpesh në media, jo vetëm për rolet në Euphoria dhe The White Lotus, por edhe për lidhjen e saj të përfolur me producentin e diskutueshëm Scooter Braun.
Lauren Sánchez “rrëmben” skenën
Megjithatë, vëmendja nuk qëndroi vetëm te aktorja. Lauren Sánchez, partnerja e miliarderit Jeff Bezos, u shfaq me një fustan tepër të shkurtër dhe me një prerje të thellë në pjesën e përparme. Në fotot e publikuara, të gjithë pyesnin njësoj: çfarë bie më shumë në sy, dekolteja apo këmbët e saj?

Atmosferë hollivudiane
Sipas postimeve të të ftuarve, festa u mbajt në një ambient luksoz me muzikë, drita dhe shumë shkëlqim. Përveç Sánchez, të pranishëm ishin edhe emra të tjerë nga bota e filmit, muzikës dhe biznesit, duke e kthyer festën në një ngjarje të përfolur në mediat rozë.
Sydney përtej aktrimit
Krahas karrierës në aktrim, Sydney ka nisur të zgjerohet edhe në botën e biznesit. Ajo po përgatit një linjë të re të të brendshmeve, ku mes investitorëve përmenden edhe Jeff Bezos me Lauren Sánchez. Pasuria e saj tashmë llogaritet rreth 40 milionë dollarë, ndërsa projektet e reja filmike përfshijnë edhe filmin biografik Christy dhe dramën Echo Valley. /Telegrafi/


















































