LAJMI I FUNDIT:

28-vjeçarja nga Podujeva ka nevojë për ndihmën tuaj, i nevojiten 67 mijë euro për shërim jashtë vendit

28-vjeçarja nga Podujeva ka nevojë për ndihmën tuaj, i nevojiten 67 mijë euro për shërim jashtë vendit

Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni” ka bërë thirrje që të ndihmohet një rast urgjent për shërim jashtë vendit.

Bëhet fjalë për rastin e 28-vjeçares nga Komuna e Podujevës, Rina Latifi – Jaha, së cilës i nevojiten 67 mijë euro për t’u trajtuar në Turqi.

Për këtë arsye është hapur një llogari në Gofoundme dhe për të kontribuar duhet të klikoni këtu.


Sipas njoftimit të fondacionit, 28-vjeçarja vitin e kaluar ka pësuar aksident të rëndë dhe si pasojë ka lëndime të shumta.

”Për 5 muaj ka qenë në gjendje kome. Gjatë kësaj periudhe e ka humbur beben në muajin e 4-të të shtatzanisë. Ndonëse nuk kishte asnjë shpresë për të jetuar, por falë Zotit ka arritur ta tejkalojë gjendjen e komës, por sfida e ardhshme është të arrijë të ecë. Kurse tani për ta fituar këtë betejë Rina Latifi kërkon ndihmën e secilit. Familja Latifi nga fshati Pollatë kërkon ndihmë nga shqiptarët ku do që janë për sherimin e vajzës së tyre”, thuhet në apelin për ndihmë.

Për shkak të lëndimeve të thella, thuhet se shërimi në Kosovë është i pamundur, ndërsa nevojitet trajtim adekuat jashtë vendit.

”Spitali në Turqi ‘Mamorial Sisli Hastanesi’ që trajton rastet e ngjashme kërkon 67 mijë euro, ndersa shpresa e vetme e familjes mbetet tek personat e vullnetit të mirë. Familja Latifi është mirënjohës për secilën ndihmë që dhurohet për shërimin e vajzës së tyre”.

Llogaria bankare e babait (Tafil Latifi) në TEB bank:
IBAN: XK05 2035000090222032
Swift Code: TEBKXKPR

Wester Union, Moneygram dhe Ria dergoni te:
Tafil Latifi (babai) +38344319786
Besim Latifi (vëllau) +38344518581

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori