LAJMI I FUNDIT:

28 Nëntori, vit jubilar për “Jetimat e Ballkanit” – dhurohen 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë

28 Nëntori, vit jubilar për “Jetimat e Ballkanit” – dhurohen 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë

Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka njoftuar se me 28 Nëntor do të dhurojë edhe 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë, që kanë kushte të rënda socio-ekonomike.

“Ftesë e hapur për të gjithë! Organizim shumë i madh gëzimi. Për nder të 10 vjetorit të shoqatës tonë dhe për nderë të Ditës së Flamurit do të dhurohen 128 shtëpi të reja. Shqiptarët të bashkuar këtë nëntor i bëjnë 128 familje të gëzuara dhe këtë organizim të pa harruar”, ka thënë Kastrati.

Ky organizim do të mbahet në Prizren, në qendrën sportive “Sezai Surroi”, në ora 13:00″


Kastrati ka thënë se familjet që do t’i dhurohen çelësat janë thuajse nga të gjitha komunat e Kosovës, të zonës Kukësit e Tropojës si dhe nga Shkupi, njofton Telegrafi.