LAJMI I FUNDIT:

Me 28 korrik, libraria “Dukagjini” bën promovimin e librit “Mindsight – vëzhgimi i mendjes”

Me 28 korrik, libraria “Dukagjini” bën promovimin e librit “Mindsight – vëzhgimi i mendjes”

Në mesin e shumë promovimeve dhe aktiviteteve rreth librit, kësaj radhe libraria “Dukagjini” vjen me promovimin e librit “Mindsight – vëzhgimi i mendjes”, nga autori i librit të famshëm “Truri i Fëmijës” Daniel J. Siegel.

Daniel J. Siegel është profesor klinik i psikiatrisë dhe drejtor ekzekutiv i Institutit Mindsight. Ai diplomoi në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe përfundoi edukimin e tij pasuniversitar mjekësor në UCLA me trajnim në pediatri dhe psikiatri për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.

“Mindsight” (Vëzhgimi i mendjes) është një libër inspirues që, përmes metodave transformuese të përdorura nga Dr. Daniel J. Siegel në praktikën e tij terapeutike, na jep disa mjete efikase për t’i përdorur për zhvillimin tonë personal dhe për tejkalimin e pengesave jetësore ku, në të shumtën e rasteve, lidhen me traumat e përjetuara në fëmijëri.

“Mindsight” është vëzhgimi i mendjes, apo ndryshe e quajtur Shkenca e Re e Transformimit Personal. Është një libër që na ofron një analizë të mendjes sonë në brendësi të saj dhe impulset që pranon truri gjatë situatave të ndryshme

“Mindsight” është një lloj vëmendjeje e përqendruar që na lejon t’i shohim mekanizmat e brendshëm të mendjes sonë. Po ashtu, na lejon t’i emërtojmë dhe zbusim emocionet që përjetojmë, në vend që të gllabërohemi prej tyre.

Promovimi do të mbahet në hapësirat e librarisë “Dukagjini”, të enjten më 28 korrik në orën 18:00.

Librin mund ta bëni porosi online përmes linkut: www.dukagjinibooks.com

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori