LAJMI I FUNDIT:

​25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë, ku forcat serbe kishin shtënë në drejtim të rreth 50 anëtarëve

​25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë, ku forcat serbe kishin shtënë në drejtim të rreth 50 anëtarëve

25 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do të ndodhte masakra.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.


”Dua t’i tregoj botës krimin mbi ne”: Ia vranë babain, vëllanë e motrën, ai dhe nëna të plagosur u hodhën nga kamioni dhe shpëtuan mrekullisht
Lexo po ashtu ”Dua t’i tregoj botës krimin mbi ne”: Ia vranë babain, vëllanë e motrën, ai dhe nëna të plagosur u hodhën nga kamioni dhe shpëtuan mrekullisht

Këta të tre gjatë transportit të viktimave të drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar.

Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamionin kishte edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur.

Para pak vjetësh disa prej anëtarëve janë gjetur dhe janë varrosur, eshtrat e Bujar Berishës, Faton Berishës, Nexhat Berishës dhe Arta Berishës, nën nderimet ushtarake. Por, ende nuk janë gjetur të gjithë anëtarët e familjes Berisha. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori