Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Bulqizë.

ABC News mëson se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë ka humbur jetën një 25-vjeçar.


Ndërkaq, kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë transportuar në Spitalin e Bulqizës.

Nga pamjet, shihet se të dyja automjetet e përfshira në aksident janë bërë shoshë, teksa përplasja ka qenë e fortë.

Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi në daljen nga Rruga e Arbrit për në qytetin e Bulqizës. Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia dhe lagështia në rrugë.