Temperaturat e larta të ditëve të fundit po shoqërohen me vatra të shumta zjarri në një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë.
Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile gjatë kësaj periudhe të sezonit turistik veror, janë shfaqur 220 vatra zjarri në sipërfaqe pyjore dhe ato me shkurre, që kanë prekur 42 bashki të vendit.
Zonat më të prekura nga zjarret janë Prefektura e Fierit, ajo e Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 vatra zjarri, 10 prej të cilave kanë qenë më problematike për shkak të terrenit, por edhe afërsisë me zonat e banuara.
Në një prononcim për mediat, zëvendës mistrja e mbrotjes, Dallëndyshe Bici, bëri të ditur se vatra zjarri ka patur në Balldre, Orosh, Lekbibaj, Qesarat, Pus të Mezinit , Krastë, në fshatin Bizë, Gjirin e Lalzit, fshatin Patin të Klosit, në Marikaj dhe Dushk të Lushnjes. Zëvendës ministrja Bici nuk bëri të ditur se sa është sipërfaqja e prekur nga vatrat e zjarreve.
Për shuarjen e vatrave te zjarreve, sipas zëvëndës ministres së Mbrojtjes, janë angazhuar gjatë dy muajve të fundit më shumë se 3 mijë forca të armatosura, zjarrfikës, policë, punonjës të shërbimit pyjor dhe forca vullnetare. Gjithashtu, janë angazhuar edhe 320 mjete, ndërsa në dy operacione të vështira për shuarjen e zjarreve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar ndihmën e Mekanizimit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmë.
Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi përmasat e dëmit të shkaktuar në sipërfaqet pyjore të vendit. Edhe vitin e kaluar nuk pati një raportim zyrtar rreth sipërfaqes pyjore të djegur nga zjarret. E vetmja e dhënë ishte ajo e EFFIS, Sistemit Evropian të Informacionit të Zjarreve në Pyje.
Sipas këtij burimi, gjatë vitit 2021 Shqipëria ka patur 291 raste zjarresh, 126 prej të cilëve ishin zjarre masive. Ndërsa sipërfaqja e djegur ishte 29,057 ha, ose rreth 3% e sipërfaqes pyjore të vendit, çka tregon për përmasat e dëmit të shkaktuar nga zjarret.
Prej tre dekadash Shqipëria vazhdon të ketë vështirësi në shuarjen e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore dhe ato me shkurre. Kjo, për shkak të mungesës së mjeteve të përshtatshme, stukturave të pakta në terren dhe një shërbim pyjor mjaft të reduktuar.
Shqipëria është i vetmi vend në rajon që aktualisht nuk ka një mjet për shuarjen e zjarreve nga ajri, megjithëse pjesa më e madhe e pyjeve shtrihen në terrene të thepisura malore, ku zjarret është e pamundur të shuhen me automjete zjarrfikëse, për shkak të mungesës së rrugëve.
Prej 30 vitesh zjarret në sipërfaqet me pyje kanë shkaktuar dëmtime të pallogaritshme në këtë pasuri kombëtare, e cila, veç kësaj, është dëmtuar dhe vazhdon të dëmtohet edhe nga prerjet e paligjshme. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët