Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka mbajtur takimin e parë me Grupin Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, ministri Selimi diskutoi me anëtarët e Grupit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e mekanizmit për hulumtimin e krimeve të luftës.
“Diskutuam për hartimin e një analize apo studimi të Grupit Punues mbi mundësinë e themelimit të një mekanizmi për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe të identifikojmë praktikat më të mira krahasuese dhe të pasqyrojmë elementet dhe specifikat që mund të përfshihen në rastin e Kosovës”, tha Selimi.
Sipas njoftimit, ministri i Drejtësisë theksoi rëndësinë e themelimit të Institutit për Hulumtimin e Krimeve duke thënë se ky institut duhet të themelohet me qëllim të ruajtjes së kujtesës kolektive.
Duke folur për rëndësinë që do ta ketë Instituti për Hulumtimin e Krimeve, ministri Selimi tha se pas themelimit të këtij instituti do të angazhohen 100 studentë të cilët do të merren me hulumtimin në terren.
“Bazuar në rëndësinë dhe nevojën që ka dokumentimi i krimeve të luftës, themelimi i një mekanizmi për këtë çështje, është ndër prioritetet e mia si ministër i Drejtësisë dhe rrjedhimisht edhe i Qeverisë. Kosova duhet ta ketë këtë institut për të ruajtur memorien tonë kolektive. Pas themelimit të institutit, do të punësohen 100 studentë të cilët do të merren me hulumtime në terren”, theksoi ministri Selimi.
Ministria e Drejtësisë në tetor të këtij viti kishte ri-proceduar në Zyrën e Kryeministrit kërkesën për përfshirje në rend të ditës, ku ishte aprovuar propozimi i MD-së për të themeluar Grupin Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Instituti do të ketë akademikë, profesorë, aktivistë të çështjeve të luftës, familjar të personave të pagjetur dhe përfaqësues nga Shoqata “Thirrjet e Nënave”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova