20 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen në Gllamnik të Podujevës shkaku i konfliktit në komunikacion

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 20 vjet burgim Orges Zhugollin, i akuzuar për vrasjen në Gllamnik të Podujevës.
I akuzuari Orges Zhugolli, ngarkohet se më 12 shtator 2023 në Gllamnik të Podujevës, kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.Zh për shkak të një konflikti që kishin pasur në komunikacion.
Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Ertan Sejfulla, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas gjykatësit, ky dënim shqiptohet pas vlerësimit të rrethanave lehtësuese dhe rënduese. Tha se vendimi është marrë me shumicë votash nga trupi gjykues.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh.
Kurse, pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.







































