LAJMI I FUNDIT:

20 vendkalime të veçanta për banorët e zonave kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë

20 vendkalime të veçanta për banorët e zonave kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe homologu i tij shqiptar, Taulant Balla, kanë vizituar sot pikën e përbashkët kufitare në Vërmicë. Kjo vizitë është bërë me qëllim të realizimit të marrëveshjes për heqjen e kontrolleve kufitare për qytetarët e dy vendeve.

Nga sot, do të aktivizohet korsia e veçantë e kalimit kufitar për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, në përpjekje për të përmirësuar lëvizjen e tyre mes dy vendeve pa nevojë për kontroll kufitar.


Ministri i Punëve të Brendshme, Sveçla, në deklaratën e tij gjatë vizitës, ka theksuar se përmes kësaj marrëveshjeje, nuk do të ketë kontroll për qytetarët në kufi, por do të punohet për të vendosur sisteme të avancuara teknologjike për luftimin e aktiviteteve ilegale ndërkufitare.

Balla: Nga sot fillon kalimi pa kontrolle në kufirin Shqipëri-Kosovë
Lexo po ashtu Balla: Nga sot fillon kalimi pa kontrolle në kufirin Shqipëri-Kosovë

Sveçla gjithashtu ka bërë me dije se në shënjestër të përvjetorit të çlirimit të vendit, janë shënuar 20 vendkalime të veçanta për banorët e brezit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këto vendkalime të veçanta do të mundësojnë lëvizjen e lirë të banorëve të këtyre zonave.

Kjo nismë për heqjen e kontrolleve kufitare për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë është një hap i rëndësishëm drejt intensifikimit të bashkëpunimit dhe lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve mes dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori